Gjermeni: Mbajtëm fjalën për
legalizim falas, sfidë zhvillimi urban

Gjermeni: Mbajtëm fjalën për<br />legalizim falas, sfidë zhvillimi urban
TIRANE - Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u shpreh se “zhvillimi urban i vendit dhe turizmit mbeten sfida për integrimin evropian të Shqipërisë”.

Gjatë prezantimit të punës së këtij dikasteri në 300 ditët e para të qeverisjes, ministrja Gjermeni tha se, reformat ligjore që kemi ndërmarrë synojnë përmirësimin e këtij sektori dhe futjen e tij në rrugën e duhur të zhvillimit. Zhvillimi urban dhe turizmi janë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit dhe besojmë në ndryshimin e zhvillimit që do sjellim”.

“Kemi filluar zbatimin e projekteve konkrete, për urbanizimin dhe integrimin e zonave informale, mbështetur nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Ndërsa kemi ndërmarrë masa rehabilituese, në të gjithë territorin e Shqipërisë, si në bregdet, akset kombëtare, zonat e rëndësisë kombëtare, duke sjellë në mënyrë të pandërprerë, procesin e rikthimit të rendit ligjor e mjedisor. Premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizim falas, duke bërë të mundur që qytetarët të gëzojnë pronën e tyre, duke i dhënë fund sorrollatjeve, korrupsionit dhe padrejtësisë, tha ajo, duke vënë theksin në adaptimin e standarteve të reja në fushën e ndërtimit në Shqipëri”, -tha Gjermeni.

Ministrja Gjermeni vuri në dukje se hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit, 2014-2020, do të shërbejë si udhërrëfyes, për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

“Ndërsa për të rritur imazhin e Shqipërisë turistike në tregjet ndërkombëtare, janë organizuar konkurse ndërkombëtar. Në paketën turiske që do të lançojmë në muajin nëntor, nën kujdesin e ekspertëve të huaj synojmë të japim përvojë të re të promovimit të Shqipërisë turistike”, u shpreh ministrja.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i pranishëm në analizën e 300 ditëve të ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, u shpreh se qeveria do t’i japë fund shkatërrimit të turizmit bregdetar, përmes një masterplani urban që do të ecë paralelë me masterplanin kombëtar për bregdetin.

Sfida e qeverisë deklaroi Peleshi, është zhvillimi urban i vendit sipas standardeve dhe turizmit si sektor strategjik, për ekonominë e vendit.

“Ndërtimi ka pasur realizime që kanë injoruar mjedisin dhe nuk është menduar për brezat e ardhshëm”, u shpreh Peleshi. /ATSH/
 
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni