Gjermeni- Më shumë projekte për qytetin e Elbasanit vitin e ardhshëm


 
ELBASAN, 25 Nëntor/ ATSH- Miranda Sadiku/ - Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, inspektoi sot zbatimin e tre projekteve të financuara nga Fondi i Zhvillimit të rajoneve në Elbasan, të cilat synojnë rehabilitimin e infrastrukturës urbane në këtë qytet.
Ministrja tha se "zbatimi i tyre korrekt dhe në kohë rekord i jep mundësinë bashkisë së Elbasanit të aplikojë për të tjera projekte vitin e ardhshëm, të cilat do ta bëjnë këtë qytet bashkëkohorë dhe duke ofruar edhe mundësi të reja për bizneset".
Kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, tha se "në takimin me ministren u diskutua edhe për projektet që bashkia ka për vitin 2015 për të rinovuar jo vetëm aksin rrugor, por edhe atë inxhinierik të qytetit".
Investimi rreth 437 milionë leksë, i cili po kryhet në qytetin e Elbasanit përfshin ndërhyrje infrastrukturore në lehtësimin e trafikut dhe aksesimit të qendrës së qytetit, përmirësimit të infrastrukturës rrugore, që lidh unazën me qendrën, lyerjen e fasadave në qendër dhe ndriçimin në dy prej bulevardeve kryesore të Elbasanit./k.s/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet