Shembulli i grave të suksesshme në biznes, ashtu si dhe në politikë, duhet të shërbejë për rritjen e përfshirjes së gruas në sferat më të larta të shoqërisë shqiptare.

Në aktivitetin 2 ditor kushtuar grave sipërmarrëse, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni solli në vëmendje numrin e madh të titullarëve femra në dikasteret më të rëndësishme të qeverisë Rama si shembull të padiskutueshëm suksesi që duhet marrë shembull. 

Aktiviteti kushtuar grave sipërmarrëse të suksesshme, i organizuar me mbështetjen e Ambasadës së vendeve të ulëta dhe Agjencia Hollandeze e Sipërmarrjes, ka në fokus krijimin e mundësisë për gratë sipërmarrëse që të drejtojnë bizneset e tyre në mënyrë inovative, të qëndrueshme dhe me përgjegjësi sociale.

Redaksia Online
Al,N/Shqiptarja.com