Pesë projekte të financuara përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve qeveria i ka akorduar për bashkinë e Skraparit në dy vite e fundit, kryesisht në infrasktukturë në kuadër të Programit të Rilindjes Urbane.
Projektet më të fundit “rikualifikimi i hapësirës përreth pallatit të kulturës” me një vlerë prej 260 milionë lekësh është dhe “ndërtimi i qendrës sportive për rafing” janë duke u zbatuar.
Për të inspektuar nga afër këto punime ka qenë sot në bashkinë e Skraparit ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni. E shoqëruar nga deputetë të qarkut dhe pushtetarë vendorë ministria Gjermeni pas inspektimeve të kryera në terren u shpreh në fjalën e saj se këto investime që po realizohen synojnë që ta kthejnë bashkinë e Çorovodës në një destinacion turistik.
"Kam kënaqësi që jam sot në bashkinë Çorovodë për të inspektuar projektet e njërit prej Rilindjes Urbane pikërisht në qendër të qytetit. Ky është një projekt ambicioz prej 260 milionë lekë që është një prej pesë projekteve që Rilindja Urbane mbështet përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve në bashkinë Skrapar.
Jam shumë e kënaqur nga cilësia e punimeve, ritmi i tyre, projekt ky që ka nisur nga puna këtë vit dhe përfundon në korrik të vitit të ardhshëm. Ky projekt do t'i ndryshojë krejtësisht fizionominë qytetit, do të krijojë hapësira publike.
Projekti parashikon ndryshimin e fasadave, sistemin e kanalizimeve, ndriçimi dhe vërtetë që do të jetë shumë i bukur Skrapari edhe për qytetarët edhe për turistët. Dua të theksoj që një sërë projektesh që janë realizuar këtu, do ta kthejnë bashkinë e Skraparit në një destinacion turistik, për hir të kanioneve të Skraparit, kanioneve kaq shumë të mirënjohura që tërheqin kaq shumë vizitorë dhe turizëm gjithë vjetor.
Mendoj se të gjitha investimet e qeverisë Rama synojnë që ky qytet, kjo bashki të kthehet në një destinacion turistik, të zhvillojë më shumë ekonominë e këtij qyteti, të ofrojnë më shumë punësim.
Gjithashtu më vjen shumë mirë që po ndihmojmë bashkinë e Skraparit për të hartuar planin e përgjithshëm vendor, është një nga 26 bashkitë që qeveria po mbështet. Shumë shpejt do të finalizohet ky plan i përgjithshëm, do të kalojë dhe në këshillin bashkiak dhe më pas në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Është një platformë e re zhvillimi për këtë bashki, që i ka të gjitha potencialet për një zhvillim ekonomik social të qëndrueshëm", tha Gjermeni.
Nga ana tjetër kryetari i bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu u shpreh se punimet po ecin me rritmet e duhura.
"Jemi këtu me ministren për të inspektuar punimet që po kryen fal një investimi të dhënë nga Qeveria Shqiptare, një investim i konsiderueshëm dhe që nëse do të vazhdojmë të ecim me këto ritme punimet do të përfundojnë në kohë. Është një projekt shumë i bukur dhe unë jam i sigurt që do të pëlqehet nga të gjithë qytetarët dhe vizitorët", tha ai.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com