Gjermeni në Fier  e Lushnjë, takon
punonjësit e rendit e të moshuarit 

Gjermeni në Fier  e Lushnjë, takon<br />punonjësit e rendit e të moshuarit 
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka qenë sot në Fier ku është takuar me anëtarë të shtëpisë së të moshuarve ndërkohë që me vete kishte marrë edhe disa fëmijë të kopshit për surprizë ndaj të moshuarve.

Në këtë takim, ajo ka uruar të gjithë të moshuarit për festëne vitit të ri, ku ka thënë se pensionistët mbeten në qendër të vëmendjes ndaj kësaj kategorie personash, të cilët kanë dhënë kaq shumë për breza të tërë dhe vite të tëra.

Vizita e Gjermenit në shtëpinë e të moshuarve në Fier ishte në kaudër të 28 aktiviteteve që zhvilloi sot Ministria e Mirqënies Sociale e Rinisë në kuadër të festës së vitit të ri.
 
Ndërkohë, ajo ka takuar edhe punonjësit e policisë së Lushnjës, ku ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë në mbrojtje të jetës së qytetarëve.


Redaksia Online
(9F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)