TIRANË - Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni deklaroi sot se turizmi ka hapësira të jashtëzakonshme në vendosjen e urave të komunikimit dhe krijimin e modeleve pozitive nëpërmjet projekteve konkrete dhe paketave turistike. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ABNA SE, organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në qytetin bregdetar të Durrësit, promovimi i Shqipërisë turistike ishte një prej momenteve më të rëndësishme. Duke iu uruar mirëseardhjen rreth 25 drejtuesve dhe përfaqësuesve të agjencive të rajonit, Europës por edhe nga disa vende të tjera të botës, Ministrja Gjermeni u shpreh se "menduam se në këtë takim kaq të kuptimtë të shfaqnim para jush një dokumentar të shkurtër i cili prezanton Shqipërinë turistike në shumë dimensione.Duke falenderuar ATSH për organizimin e këtij eventi, Gjermeni shprehu mbështetjen e saj të plotë për aktivitetin e këtij institucioni mediatik në Shqipëri.
Ajo vlerësoi përpara përfaqësueve të agjencive , rolin që ka Agjencia Telegrafike Shqiptare, në promovimin e turizmit shqiptar në botë duke premtuar mbështetjen e saj në të ardhmen, mes gazetarëve të agjencisë dhe dikasterit që ajo drejton në promovimin e turizmit shqiptar në botë. Më tej, ministrja theksoi se e gjithë përvoja e zhvillimi të turizmit nuk mund të mendohet pa një aleancë dhe bashkëpunim me median sikurse dhe aleatët e këtij sektori si sipërmarrja private.
Ajo shprehu mirënjohje të gjitha agjencive të rajonit për rolin në promovimin e vendeve tona për tërheqjen e investitorëve dhe ndryshimin e imazhit. Gjermeni nënvizoi se turizmi ka hapësira të jashtëzakonshme në vendosjen e urave të komunikimit dhe krijimin e modeleve pozitive nëpërmjet projekteve konkrete dhe paketave turistike.Ministrja tha se ky model i mirë bashkëpunimi mund të thellohet më tej. Ministrja deklaroi se me projekete të përbashkëta, ne mund të ndryshojmë imazhin e rajonit tonë dhe ta përmirësojme atë, duke pasur një turizëm konkurrues në nivel global.
Aktiviteti po zhvillohet në Hotelin "Adriatik" në bregdetin e Durrësit. Në pjesën e parë të Asamblesë që nisi punën në 09.15 është diskutuar mbi raportin e punës së ABNA-SE për periudhën një vjetore, si është zgjedhur Sekretari i i ri Përgjithshëm i kësaj organizate dhe Presidenti i ri i ABNA-SE. Në mbledhjen e sotme është përcaktuar edhe vendi ku do të mbahet konferenca e radhës që është Sarajeva.
Aleanca e Agjencive të Lajmeve të Ballkanit dhe Europës Juglindore u formua në vitin 1995 m synimin për të siguruar një bashkëpunim më të madh mes agjencive të lajmeve të rajonit por edhe të kontribuojë për një klimë paqeje, miqësije, sigurie dhe bashkëpunimi në rajonin tonë. Konferenca themeluese është mbajtur në slanik në vitin 1995 si një nismë e MPA, ndërsa Asambleja e Parë u mbajt në Antalia të Turqisë më15 e 16 Dhjetor të vitit 1995. Anëtarët e rregullt të organizatës janë: ANA (Greqi), ANADOLU (Turqi), ATSH (Shqipëri), BTA (Bullgari), MIA (Maqedoni), MPA (Selanik), ROMPRES (Rumani), SRNA (Banja Luka), TANJUG (Serbi), ndërkohë që vëzhgues janë FENA (Sarajevë), HINA (Zagreb), MOLDPRES (Moldavi), STA (Slloveni)./ATSH/











