Kryeministri gjeorgjian, Irakli Garibashvili njoftoi sot një riorganizim të kabinetit duke zëvendësuar shtatë anëtarë të qeverisë me objektivin për të rishikuar ekipin e tij për dyfishimin e energjive tetë muaj pas emërimit të tij.
"Kam vendosur të ndryshoj përbërjen e qeverisë", deklaroi Garibashvili në një konferencë shtypi duke shtuar se shtatë ministra do të zëvendësohen.
"Ne do të dyfishojmë energjitë, motivacionin dhe efikasitetin për të kryer sa më mirë të gjitha premtimet e bëra nga koalicioni në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane"", theksoi ai pa dhënë shumë detaje.
Kryeministri theksoi se kandidatët në ministritë që do të zëvendësohen, si ajo e Bujqësisë, Infrastrukturës, Kulturës dhe e Mjedisit do të njoftohen të martën ose të mërkurën.
Sipas Kushtetutës gjeorgjiane, që ky riorganizim të jetë efikas, duhet që e gjithë qeveria të japë dorëheqjen. Presidenti, Guiorgui Margvelachvili, një aleat i Garibashvilit, ka shtatë ditë për të paraqitur në Parlament një qeveri të re.
Votëbesimi i Parlamentit do të jetë vetëm një formalitet pasi ky i fundit është i dominuar nga koalicioni "Ëndrra Gjeorgjiane" e Garibashvilit./ATSH/
/Shqiptarja.com