Shoferi i një autobusi në pjesën qendrore të Kinës ka rrëmbyer zemrat e miliona kinezëve me veprimin e tij human. Ai është filmuar duke ndihmuar një burrë të moshuar të zbresë nga autobusi, duke e mbajtur në shpinë.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura brenda autobusit, ku shihet një 70-vjeçar duke u ndihmuar nga shoferi i autobusit në qytetin Shiyan në provincën Hubei. Ma kujtonte babanë tim”, ka deklaruar shoferi i autobusit Liang Yan, i cili është pyetur nga mediet se çfarë e kishte shtyrë ta ndihmonte në atë mënyrë të moshuarin.
Ky veprim i shoferit është mirëpritur nga miliona kinezë, që besojnë se po të kishte bota më shumë njerëz si Liang, gjithçka do të ishte më ndryshe.