Pronar i një ndërmarrje ndërtimi në Ciociaria, pranë Anagni, një qytet italian me 21 150 banorë në provincën e Frosinone në Lazio, Arjani ka punuar shumë që kur zbarkoi në vendin fqinjë por nuk e ka harruar origjinën e tij

Gjest i bukur solidariteti nga Arjani, një biznesmen i ri, i cili ka vendosur t’i japë një ambulancë vendit të tij të lindjes. Ai është krenar që mund të ofrojë një shenjë bujarie të prekshme të solidaritetit të tij.

Ky është një copëz lajmi pozitiv dhe që duket i pabesueshëm.

Arjan Sheshi, 46 vjeçar punëtorë ndërtimi që prej vitesh punon në Itali, ka vendosur të ndajë një pjesë të madhe të kursimeve të tij tepër qytetin e tij të lindjes, Rrogozhinën, duke i dhënë një autoambulancë, plotësisht funksionale.

Së bashku me një mik, ai bleu autoambulancën, e përgatiti me të gjitha pajisjet dhe e ka gati për ta dërguar në Shqipëri.

Në ditët në vijim, me rihapjen e kufijve, ambulanca do të mbërrijë në Rrogozhinë, shtëpia e dytë e Arjanit.

Padyshim një gjest që nderon sipërmarrësin që nuk e ka harruar origjinën e tij.