Performanca e Shqipërisë në Eurovision nuk ka kaluar pa incidente. Gazetari Albert Limani ka ndarë një video nga prapaskena në rrjetet sociale gjatë momentit kur Alis po performonte në skenë dhe në Qendrën e Mediave dhe delegacioni shqiptar po brohoriste për të.

Në duart e tyre gjendeshin flamujt e Shqipërisë e Kosovës, por aty ka ndodhur diçka e papritur. Limani shkruan krah videos se një grua nga delegacioni i Serbisë është përpjekur ta largojë flamurin e Kosovës duke thënë se “nuk lejohet.”

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.

Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, shkruan Limani.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    PS e PD miratojnë rezolutë, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?