Mesazhe mbështetje po vijnë nga të gjithë fushat e jetës për Ukrainën dhe përjashtim nuk bën as sporti. E fundit ka ardhur nga Portugalia, atje ku futbollisti ukrainas Yarmenchuk ka patur një moment tejet prekës teksa skuadra e tij Benfica lunate kundër Vitoria Guimareas në kampionat.
Pasi hyri në fushë në minutën e 67 çdo tifoz i Benfica-s në stadium është ngritur duke duartrokitur gjatë, një gjest që e ka bërë të qajë sulmuesin shtatlartë. Për më tepër Yarmenchuk u bë edhe kapiten në momentin që hyri në fushë.
Sot është dita e pestë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë ku përveç ushtarakëve kanë humbur jetën edhe mjaft civilë.