Protestës përpara kryeministrisë iu bashkuan edhe fëmijët. Kamerat kanë fiksuar një moment të veçantë. Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë. Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin.

Lajmi kryesor:
Banorë të 4 zonave të Tiranës në protestë para Kryeministrisë, fëmijët prekin me thirrjet: Xhaxhi Edi mos na i prish shtëpitë! Qytetarët: 2 ditë afat qeverisë për zgjidhje, pastaj grevë urie










