Gjesti prekës i mjekut popullor Ylli Merja, artisti i njohur Enver Shëngjergji rrëfen në Report Tv: I jam mirënjohës për humanizmin

Gjatë një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ kompozitori i mirënjohur shqiptar Enver Shëngjergji u ndal në një moment mjaft prekës për të. I lodhur nga sëmundja e artritit, e cila e ka munduar për shumë vite aq sa tashmë është i detyruar të përdorë patericat nuk ka mundur të gjejë mbështetje as për artin e tij.

Ai rrëfeu për Report Tv gjestin prekës së mjekut popullor Ylli Merja, i cili jo vetëm e ka ndihmuar në kurimin e sëmundjes por edhe i ka sponsorizuar këngët e tij.

“Përveç ndihmës shumë humane, shumë njerëzore dhe ilacet që më ka ofruar doktori që janë me përmbatje bimorë. Më ka dhënë një besim në vetvete që do të rehabilitohem. Për mua ka vlerë fjala dhe respekti që tregoi doktori ndaj personit tim dhe i jam shumë mirënjohës për humanizmin dhe dashamirësinë e tij, besoj një ditë do vij me një patericë, sepse nuk besoj me dy. Por megjithatë ato që më ka ofruar, duke më sjellë edhe në shtëpi fizioterapist, unë premtoj që njërën patericë do ta heq” u shpreh ai.

Ndërsa jep edhe një mesazh tepër të vlefshëm:

Dëshira për të jetuar nuk më ka munguar kurrë, megjithë vuajtjet dhe sikletet shëndetësore, prap dëshira për jetën është gjëja më sublime për njeriun. Duke menduar që ke grua fëmijë, prap dëshira për jetën është sublime” shprehet ai.

MC/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë