Gjet Ndoj dorëzon sot detyrën. Lajmin e a ka bërë publik vete Ndoj në rrjetin social të Facebook. 

Pas tre vitesh sot dorëzoj detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.”, shkruan Ndoj duke renditur me tej disa nga arritjet e punës së tij në këtë institucion. 

Gjet Ndoj kujton se arkivat shqiptare gjatë këtij tre-vjeçari kanë përfituar fonde dokumentare me rëndësi historike kombëtare për shkak të vendosjes së marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit me Arkivat e Turqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Vjenës, Londrës, Kalabrisë, etj 

Së fundmi unë largohem duke bërë gjithçka munda në dobi të institucionit, punë të cilën uroj ta ngrejë në një shkallë më të lartë pasardhësi im, të cilin akoma nuk e di, por që do të prezantohet sot.”, shkruan në fund të lajmërimit Gjet Ndoj.

I pyetur ne telefon nga Report TV Gjet Ndoj pohon se ceremonia e dorëzimit të detyrës do të bëhet sot në orën 10.00.

Drejtori i ri i Arkivës së Shtetit, vjen Ardit Bido.
 
 Ja postimi në Facebook i Gjet Ndoj
Te nderuar miqte e mi ne fb
Pas tre vitesh sot dorezoj detyren e Drejtorit te Pergjithshem te Arkivave
E dorezoj duke lene nje pune dhe nje bilanc , i cili ne menyren me te permbledhur eshte:
-Institucioni i memorjes ka nje sherbim me te mire e me te shpejte per qytetaret (nga 90 dite qe ishte afati i pergjigjes per tu sherbyer qytetareve, sot qytetaret e studiuesit e marrin pergjigjen vetem per 12 dite) .Ne kete menyre ne ndertuam nje sistem efikas ku sekseret dolen jashte loje, ndersa qytetaret nuk kane me nevoje per ta , as per miq te tjere per te marre sherbimin tek DPA(Mirenjohje punonjesve te sherbimit dhe atyre te sektorit te ruajtjes per punen e bere me perkushtim
-Arkivat shqiptare gjate keti trevjecari kane perfituar fonde dokumentare me rendesi historike kombetare...kjo ka ndodhur per shkak te vendosjes se marrdhenieve te ngushta te bashkepunimit me Arkivat e Turqise, Maqedonise ,Malit te Zi, Vjenes, Londres, Kalabrise, etj (Kemi perfituar mbi 30 mije dokumente ....nga keto vlen te vecojme 57 regjistrat nga fondi i Tahrireve ne Arkivin Ottoman te Stambollit. etj ).
-Sot qe une largohem nga kjo detyre po le pas nje Institucion me nje gjendje me te mire ne vendruajtjet e ti si psh:
Kemi nje godine te re ne ASHV Berat ,te perfituar nga Min e Mbrojtjes, ne qender te qytetit te Beratit...po keshtu ne qytetin e Korces. Sot kemi nje gjendje te permiresuar edhe ne vendruajtjet tjera ,pas riparimeve e rregullimeve, pa patur asnje fond shtetse nga askush, por vetem me fondet minimale qe buxheti i DPA, ka sa per te mbajtur ne "kembe" institucionin. 
-Ne kete institucion me rendesi te vacante per vendin , sot ka nje disipline te nivelit te larte, per shkak te se ciles eshte rritur rendimenti dhe rezultatet ne pune, si asnjehere tjeter. Garantoj te gjithe qytetaret se Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave sot eshte Institucion model ne Administraten tone te Shtetit Shqiptar. 
-Se fundmi une largohem duke bere gjithcka munda ne dobi te institucionit, pune te cilen uroj ta ngreje ne nje shkalle me te larte pasardhesi im te cilin akoma nuk e di, por qe do te prezantohet sot. Urime per Te ! , 
Ardit Bido
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)