Oksidi i azotit do të jetë i paligjshëm nga muaji i ardhshëm në Britaninë e Madhe.
Substanca, e njohur si gazi që shkakton të qeshura do të bëhet një ilaç i kontrolluar i klasës C sipas Aktit të Keqpërdorimit të Drogave (1971) nga 8 Nëntori. Përdoruesit mund të përballet deri në dy vite burg, ndërsa dënimi maksimal për tregtarët është dyfishuar në 14 vjet, ka konfirmuar Home Office sipas Sky News.
Ligji i ri vjen pasi ministrat u zotuan të ndërmarrin veprime për përdorimin e drogës në komunitete, të cilat shkaktuan sjellje antisociale dhe probleme mes të rinjve. Përdoruesit mund të kalojnë në anemi, dëmtim nervor apo paralizë.
Oksidi i azotit është droga e dytë më e përdorur nga 16 deri në 24 vjeç në Angli pas kanabisit, mes shqetësimeve në rritje për problemet shëndetësore të shkaktuara nga përdorimi i tij.
Një hetim i fshehtë i Sky News zbuloi se si marrja e oksidit të azotit nga dyqanet ishte "aq e lehtë sa blerja e një buke", ndërsa një përdorues, në moshën 20-vjeçare, tregoi se si varësia nga oksidi i azotit i krijoi probleme shëndetësore.
Ministri i Krimit dhe Policisë, Chris Philp tha se përdoruesit dhe shitësit do të "përballen me forcën e plotë të ligjit".
“Tolerancë zero ndaj sjelljeve antisociale dhe marrjes flagrante të drogës në hapësirat tona publike. Abuzimi i oksidit të azotit është i rrezikshëm edhe për shëndetin e njerëzve dhe sot, ne po u dërgojmë një sinjal të qartë të rinjve se ka pasoja për keqpërdorimin e drogës”, tha ai.
"Ka më shumë se 600,000 përdorues të oksidit të azotit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe shumica e njerëzve, nëse e përdorin atë, do ta përdorin atë disa herë në vit", tha për Sky News Harry Summall, profesor në përdorimin e substancave në Universitetin John Moores në Liverpool.
Lënda e oksidit të azotit që merret përmes tullumbaceve nga të rinjtë është kthyer në problem edhe në vendin tonë.
Në mungesë të një ligji për ndalimin përfundimtar të saj, që në vijim pritet të ketë ndërhyrje për ta shpallur të paligjshme për shkak të pasojave të rënda deri në atak kardiak që sjell për qytetarët, policia po e lufton aktualisht vetëm me tregtimin e tij kontrabandë.