Drogë në klubet e Tiranës, ‘tullumbacja’ që po ‘helmon’ të rinjtë! Gjendet lehtësisht për 300 deri në 500 lekë

Tirana, dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve. Në vitin e fundit, agjentët e antidrogës janë hasur disa herë me lloje të ndryshme lëndësh narkotike që shpërndahen për herë të parë në Shqipëri, të cilat nuk diheshin se ekzistonin në tregun e paligjshëm vendas. I tillë ishte rasti i kanabisit xhelatinoz të zbuluar së fundmi në operacionin “Tempulli”, që ka alarmuar policinë të shtojë kontrollet në 12 qarqet e vendit për të zbuluar nëse ka tendencë të shitjes së saj edhe përtej Tiranës.

Por jo vetëm kanabisi xhelatinoz. Prej disa muajsh në Shqipëri qarkullon një tjetër substancë, e cila mund të gjendet fare thjesht edhe në lokale, një lloj droge që merret me tullumbace. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Por kjo drogë nuk është si heliumi dhe pa pasoja. 

Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

Kjo drogë tregtohet fare dukshëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në këtë lokal që po shihni në këto pamje, dhe që i ka ekspozuara jashtë tij, tullumbacet si reklamë për këtë substancë, tregtohet droga e trendit të fundit. Antidroga e ka konstatuar disa herë këtë lokal, i cili këtë të shtunë ishte i mbyllur, dhe pronari është vënë dy herë në hetim në gjendje të lirë. Burime për Report Tv sqaruan se për shkak se kjo substancë nuk konsiderohet drogë e mirëfilltë, policia nuk mund të arrestojë pronarin. Në këtë lokal – mësuam – se droga tullumbace shitet 300-500 lekë copa, shumë më shtrenjtë se në qytete të tjera europiane, ku e gjen dhe me 1 euro.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 5 herë të tjera oksidi i azotit është sekuestruar edhe në doganë, por sërish pa vlerë, pasi në mungesë të legjislacionit, malli është liruar.

Droga tullumbace njihet si gazi që të bënë vetëm për minuta për të qeshur dhe me konsumin e parë shkakton eufori, shqisat ndryshojnë, ka çorientim dhe ankthi zvogëlohet.

Mund të shkaktojë marramendje, të përziera, dhimbje koke, ndërsa në sasi shumë të larta mund të shkaktojë humbje të vetëdijes, asfiksi, rënie të presionit të gjakut, aritmi dhe vdekje nga arresti kardiak.

Blutë janë në dijeni të rreziqeve që sjellë në organizëm, por për aq kohë sa me ligj mund të tregtohet, e kanë të pamundur për të ndërhyrë. Në këtë pikë del nevoja e ndryshimeve ligjore me synim mbrojtjen e të rinjve nga kjo lloj substance e rrezikshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tregetari: 18/09/2023 12:34

    Nitrous oxide Last published: November 10, 2021 What is nitrous oxide? Nitrous oxide is a colourless gas that is commonly used for sedation and pain relief, but is also used by people to feel intoxicated or high.1 It is commonly used by dentists and medical professionals to sedate patients undergoing minor medical procedures.1 It is also a food additive when used as a propellant for whipped cream, and is used in the automotive industry to enhance engine performance. It is also increasingly being used to treat people withdrawing from alcohol dependence. Nitrous oxide is classified as a dissociative anaesthetic and has been found to produce dissociation of the mind from the body (a sense of floating), distorted perceptions and in rare cases, visual hallucinations.2

    Përgjigju
  • Prodhimtari: 18/09/2023 12:29

    Nitrous oxide (N2O; laughing gas) is clinically used as a safe anesthetic (dentistry, ambulance, childbirth) and appreciated for its anti-anxiety effect. Since five years, recreational use of N2O is rapidly increasing especially in the dance and festival scene. In the UK, N2O is the second most popular recreational drug after cannabis. In most countries, nitrous oxide is a legal drug that is widely available and cheap. Last month prevalence of use among clubbers and ravers ranges between 40 and almost 80 percent. Following one inhalation, mostly from a balloon, a euphoric, pleasant, joyful, empathogenic and sometimes hallucinogenic effect is rapidly induced (within 10 s) and disappears within some minutes. Recreational N2O use is generally moderate with most users taking less than 10 balloons of N2O per episode and about 80% of the users having less than 10 episodes per year. Side effects of N2O include transient dizziness, dissociation, disorientation, loss of balance, impaired memory and cognition, and weakness in the legs. When intoxicated accidents like tripping and falling may occur. Some fatal accidents have been reported due to due to asphyxia (hypoxia). Heavy or sustained use of N2O inactivates vitamin B12, resulting in a functional vitamin B12 deficiency and initially causing numbness in fingers, which may further progress to peripheral neuropathy and megaloblastic anemia. N2O use does not seem to result in dependence. Considering the generally modest use of N2O and its relative safety, it is not necessary to take legal measures. However, (potential) users should be informed about the risk of vitamin B12-deficiency related neurological and hematological effects associated with heavy use.

    Përgjigju
  • Ilir: 18/09/2023 09:58

    E kuptova se kujt grupimi i perket. Dhe njekohesisht kuptova edhe kotesine e harxhimit te kohes sime per kete debat. Poooo....me thuaj ku e keni vendin e ndihmes falas qe te vij edhe une i shkreti per ta mare ate ndihme..? Besoj se mjete pune keni shiringa,apo jo? Ngaqe mesa di un...me ato mjete punojn antaret e grupimit per tju hequr trurin njerzve,qe te çlirohen nga dija e tepert kreative. Sinqerisht qe vij menjehere....bile edhe ja u paguaj sherbimin qe do mar nga ju...per tu liruar...! E si fjale te fundit perpara lirimit qe me pret po bej thirjen: "Rofte Analfabetizmi Konstruktiv".

    Përgjigju
    • E verteta: 18/09/2023 12:54

      Paske me te vertete nevoje per ndihme por fatkeqesisht une nuk jam pjese e atij grupimi te cileve ne fakt ju duhet vleresuar dhe nderuar ne maksimum perojekja qe bejne per te shkeputur njerezit nga varesia e substancave qe vrasin jeten dhe vrasin personalitetin. E kuptoj qe kreativiteti yt intelektual gjenerohet nga keto substanca, konkretisht kokaina. Mos e keshillo rinine te behet pjese e humneres tende kreative te stimuluar sepse eshte krim. Ai kreativitet qe ti proklamon si " i ditur" eshte i rreme, i sforcuar dhe me pasoja per jeten. Thirrja ime per ty eshte: Kerko Ndihme sepse nuk do te mohohet nga askush nga ata qe e kane mision shpetimin e jetes! Kur te kthjellohesh nga ky kreativitet i stimuluar do me falenderosh.

  • Ilir: 17/09/2023 22:08

    O i nderuar "e verteta"! Mund ta quash veten edhe Jezus apo Muhamet. Por aq sa je nje prej tyre,po aq je dhe e verteta. A do te krahasosh demet e substancave qe njerzit perdorin ne jete dhe qe ti i quan te pademshme sepse thjesht lejohen te perdoren??? P.sh. kush eshte me i demshem per organizmin e njeriut.... Rakia apo N2O Konjaku apo N2O Ferneti apo N2O Cigaret apo N2O Purot apo N2O Morfina apo N20 Viagra apo. N2O E mund te vazhdoj pa fund me emra produktesh qe perberjet e tyre po ti analizosh,nuk do guxoje te pergjigjeshe,dhe ca me teper do ta ndroje menjehere emrin nga "E Verteta" ne....nuk po ta them me mire se si do quheshe. E sa per niper mbesa e femije qe me permende,une te mijte nuk do i lejoja te perdorin asnje nga ato produktet e tjera. Sigurisht qe nuk do i nxisja te perdorin asgje, pervec ushqimeve organike. Psikotropine alkooli dhe nikotina e kane ne shkallen e disa dhjetra here me te larte se N2O. Perpara se te shkruash perseri lexo pak me shume per fushen qe po mundohesh te debatosh. Se dija te ben te lire,e te vertete me te madhe se kjo nuk ka.o i nderuar"e verteta"

    Përgjigju
    • E verteta: 18/09/2023 00:04

      Ti qe ke kryer studime te thelluara shkencore ke dhe monopolin e te vertetes me vete. Lum ti qe di kaq shume dhe argumenton duke marre shembuj nga mjekesia.Madje perdor terma dhe jep referenca per sasine e ndikimit te substancave te tjera ne sistemin nervor. Edhe kete e ke nga dija apo ke kryer studime te thelluara krahasuese? Te dish formula kimike nuk te ben te ditur o zoti shkencetar. E sigurte qe edhe perdorimi i hashashit per shkencetaret e kimise si juve eshte i pademshem sepse pervoja ne toksikologji dhe ne studimin e rasteve klinike ta perforcon kete bindje. Te keshilloj te frenosh entuziazmin me ngjyra revolte dhe per kete duhet te konsumosh me pak ose te heqesh dore N2O, nese nuk ke varesi nga gje tjeter! Ne rast se nuk mundesh, atehere do te ofrojme ndihme falas. Kjo do te cliroje dhe nga deliri kreativ qe i atribuon vetes.

  • Ilir: 17/09/2023 16:51

    Substanca qe behet fjale nuk eshte droge dhe as e helmet. Eshte N2O ose protoksidi i azotit. Quhet edhe gazi gazmor. Perdoret rendom gjithmone ne sallat e operacionit perpara se pacientit ti jepet Anestezia e plote,per ti larguar ankthin dhe gjendjen e keqe para operacionit. Nuk ka efekte anesore. Azoti me valencen 1 dhe Oksigjeni me valencen 2 jane lidhur duke dhene nje komponim si protoksidi i Azotit. Si mundet qe nje substance e demshme per shendetin ti jepet dikujt perpara se ai te operohet....pra perpara se ai te kaloje nje proçes te veshtire per jeten ku kufiri mes jetes e vdekjes ngushtohet se tepermi....kur kjo eshte substance e demshme dhe vdekjeprurese. Kjo behet ose nga mungesa e theksuar e dijes nga personat qe shkruaj e marezi te tilla shkencore...ose pastaj per arsye konkurence ku ata qe shkruajne marezira paguhen per ti shkruar ato. Aq me teper kur jane dhe injorante ne shkence, dhe me injorancen e tyre ne sherbim te Gopsekeve te pangopur,munden te fitojne para ne kete vend ku injoranca paguhet me flori....ndersa dija me qymyr.

    Përgjigju
    • E verteta: 17/09/2023 18:21

      Argumentimi yt si kimist çalon i nderuar! Te shumta jane drogerat apo substancat e tjera qe perdoren para ose post operacionit por jo rastesisht per perdorimin e tyere kerkohet reptesisht recete mjekesore. Po i referohemi morfines qe perdoret nga pacientet e onkologkikut. Mos duhet ta tregetojme dhe ate neper bare me llogiiken tende anti Gopsekeve? Jo cdo bar ose droge e perdorur ne mjekesi mund te shitet lirisht ne treg, aq me teper kur jep efekte psikotrope ose ju tregetohet adolishenteve etj. Reklamen per kete substance qe duhet te largohet nga tregu i lire duhet t'ja besh femijeve ose niperve dhe mbesave qe mund te kesh nese ata kane nevoje per perdorimin e kesaj substance por jo femijeve te botes.Suksese ne biznes por jo ne biznesin qe shkateron dhe merr jete femijesh.

  • E verteta: 17/09/2023 09:46

    Shteti ka plot mekanizma te tjere per te bllokuar kete droge ne dogane edhe ne treg. Nuk eshte vetem detyra e policise lufta kunder ketij fenomeni qe po shkateron dhe vret rinine. Por shteti i Rrajave eshte i dobet dhe i koruptuar, ky eshte problemi me shqetesues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja