Një mënyrë e pazakontë është përdorur për të tentuar futjen e drogës në burgun 313 në Tiranë. Doza kokaine dhe hashashi ishin fshehur brenda makaronave të gatuara, të sjella si ushqim për një të dënuar, Oltjon Asllani.
Report Tv ka siguruar fotot, ku shihet se droga ishte futur në brendësi të makaronave (rigatoni), një e nga një, me qëllim që të mos zbulohej gjatë kontrollit.
Por tentativa dështoi. Gjatë kontrollit të ushqimit, u zbuluan 17 dozat e kokainës dhe 13 të hashashit, të cilat u sekuestruan dje gjatë një operacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ushqimi ishte porositur nga i burgosuri Asllani dhe i është dorëzuar nga një i afërm i tij, i cili është arrestuar për futje të sendeve të ndaluara në burg. Hetimet për këtë rast kanë nisur 15 ditë më parë, pasi të burgosurit i ishte regjistruar një bisedë ku shfaqej entuziast për “ushqimin special” që do t’i dërgohej në qeli.
29-vjeçari vuan dënimin që prej gushtit të kaluar, pasi qëlloi me kallash drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona.


Droga e sekuestruar që ishte fshehur brenda makaronave











Komente
Komento