VLORE - Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika tha sot se Kryeministri Sali Berisha duhet t’i kërkojë falje vlonjatëve për shkak se sipas tij, i ka lënë në harresë për 8 vjet pa investime në infrastrukturën e saj. Vetëm pas këtij veprimi, Vlora mund ta mirëpresë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë Berisha në 4 dhjetor në Vlorë.
Deklarata e kryebashkiakut erdhi sot gjatë një konference për mediat.
Duke iu referuar mbledhjes së ardhshme të qeverisë shqiptare e cila do të zhvillohet në Vlorë më 4 dhjetor, kur 100 vjet më parë Ismail Qemali mblodhi qeverinë e parë shqiptare pas Skënderbeut dhe u shpall Kryeministër i vendit, Gjika tha se Berisha fizikisht është i mirëpritur në Vlorë, por theksoi kërkesën se ai duhet t’i kërkojë falje vlonjatëve.
“Do ta përshëndesja kryeministrin shqiptar, do ta përshëndes dhe nesër në rast se në mbledhjen e nesërme, kryeministri Berisha së pari do t’i kërkojë falje qytetarëve vlonjatë për investimet dhe përkrahjen e munguar 8-vjeçare nga qeveria që ai përfaqëson, do t’i kërkojë falje qytetarëve vlonjatë dhe historisë së Vlorës dhe të gjithë shqiptarëve në lidhje me dëshirën e tij të errët për ta spostuar datën dhe vendin e festës së flamurit dhe të 100-vjetorit të pavarësisë, ashtu sikurse do ta përshëndesja në rast se kryeministri Berisha dhe qeveria që ai përfaqëson nesër do të deklarojë investime për qytetin e Vlorës”, u shpreh kryebashkiaku Gjika.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Gjika falënderoi “të gjithë shqiptarët që zgjodhën Vlorën për të festuar 28 Nëntorin, duke përfshirë në falënderimet e tij median dhe forcat e policisë.
“Jam krenar që jam zëri dhe vullneti juaj në këtë Shekull të Ri të Pavarësisë. Prandaj dhe ju falenderoj për gjithçka bëtë për Festën e Flamurit, që ajo të mbetet krenaria më e madhe e kombit. Ju falenderoj për gatishmërinë, për shpirtin që treguat. U jam mirënjohës të gjithë të rinjve dhe të rejave, qytetarëve të të gjitha moshave, veteranëve, të gjithë bashkëqytettarët e mi që, në këto ditë feste mbajtën në shpirt e në zemër vetëm një flamur: Flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemal Vlorës”, tha Gjika.
MUZEU I PAVARESISE, GATI PER TE PRITUR BERISHEN SI ISMAIL QEMALIN
Muzeu i Pavarësisë në qytetin e Vlorës është gati për të pritur të martën Kabinetin e Ministrave, për mbledhjen e radhës të qeverisë, ashtu si 100 vjet më parë nga qeveria e parë shqiptare.
Drejtori i muzeut të Pavarësisë në Vlorë ka dhënë përshtypjet e para në prag të mbledhjes të së martës që qeveria Berisha ka paralajmëruar të mbajë në këtë ambient në shenjë simbolike për takimin e 4 dhjetorit të 100 viteve më parë.
Sipas Agron Shehut ajo mbledhje formëzoi e legjitimoi krijimin e kabinetit, ministrat e më tej senatin e qeverisë së parë shqiptare, apo si quhej asaj kohe, Pleqësinë e Qeverisë së Vlorës.
“Pothuajse është mbyllur gjithçka. Është pikërisht ai ambient ku ka shërbyer gjithmonë si salla, ose kabineti i ministrave, është në katin e dytë në pjesën lindore të muzeut”, u shpreh Shehu.
Zyrtarisht, qeveria njoftoi se mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave do të mbahet në 4 dhjetor në orën 10:00 në Vlorë në nder të Ismail Qemalit dhe qeverisë së parë të shqiptarëve.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com