TIRANE- Në mesin e muajit shtator kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika mohoi publikisht faktin se në Vlorë mund të ketë ndonjë pallat të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, duke shmangur çdo lloj insinuate për lidhje politike në lejen e ndërtimit te Uji i Ftohtë. “Hedh poshtë gjithçka që ka të bëjë me zotin Lulzim Basha. Nuk ka asnjë angazhim të zotit Lulzim Basha për të ndërtuar në qytetin e Vlorës. Për sa i përket ndërtimit atje, deklaroj me përgjegjësi të plotë, jo vetëm qytetare, por edhe për organet kompetente, duke përfshirë prokurori, gjykatë, polici, të hetojnë, të gjykojnë dhe të vlerësojnë. Ai ndërtim është konform planit të përgjithshëm të qytetit të Vlorës të vitit 1996 dhe studimit të zonës qendër.

Asnjë centimetër nuk është shkelur ligji”- garantoi kryebashkiaku. Ndërkohë që më tej kryebashkiaku është shprehur se është i gatshëm të përballet me çdo institucion kushtetues për ndërtimet që janë me leje nga KRRT e Bashkisë Vlorë. “Për të gjitha denoncimet që janë bërë në ëebsite stoprrenimit.com, është përgatitur dosja përkatëse dhe për to unë mbaj përgjegjësi ligjore”-ka deklaruar Shpëtim Gjika. Ky i fundit, gjatë një dalje publike në një televizion lokal të qytetit që drejton, duke iu referuar akuzave më së shumti që i janë bërë atij për dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë abuzive. Një pjesë e madhe e akuzave kanë ardhur nga eksponentë të maxhorancës. Shpëtim Gjika në emision u tregua i vendosur për të zbatuar lejet e dhëna në qytetin bregdetar, dhe për to, do të përgjigjet personalisht duke dhënë argumentet përkatëse. Tashmë, Gjika do të dalë parë togave të zeza për të dhënë shpjegime me fakte konkrete lidhur me akuzën e “Falcifikimit të dokumentave” të kryer dy herë, në bashkëpunim.
 
Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)