Gjika "bashkon" Qosen
dhe Kadarenë në Vlorë

TIRANE- Qyteti i Vlorës vendos që t'u japë titullin Qytetar Nderi nëntë personaliteteve në 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Në festimet e 28 nëntorit të këtij viti është planifikuar një ceremoni e veçantë për këta personalitete, ku bie në sy përzgjedhja nga kollosët e letrave shqipe, te ish diplomatët, politikanë nga Kosova, ish luftëtarë të UÇK-së, si dhe personalitete që kanë lënë gjurmë në historinë e themelimit.

Shpëtim Gjika, kreu i Bashkisë së Vlorës tha dje për gazetën "Shqiptarja.com" se gjithçka deri tani është në kuadrin e propozimit. "Deri tani nuk është fakt. Unë si kryetar i Bashkisë së Vlorës kam propozuar këta personalitete për të marrë titullin qytetar Nderi të qytetit të Vlorës. Vendimi përfundimtar do të merret në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, më 8 nëntor. Jam shumë i sigurt se të zgjedhurit e pushtetit vendor në Vlorë do të dinë të argumentojnë me përgjegjshmëri, për gjithë këta personalitete që kanë dhënë një ndihmesë të çmuar në 100 vjetët e krijimit të shtetit shqiptar. Ndaj i kemi zgjedhur ata nga të gjitha fushat, nga Shqipëria, Kosova dhe diplomatë të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në vendin tonë. Pas marrjes së miratimit nga Këshilli Bashkiak, gjithçka do të ndodhë në ceremonitë festive që do të zhvillohen në datën 28 nëntor në qytetin e Vlorës" deklaroi dje për "Shqiptarja.com", kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Por ajo që bie në sy është fakti se 28 nëntori në Vlorë dhe ceremonia e dhënies së titullit Qytetar Nderi për personalitetet e larta të të gjitha fushave, pritet të bashkojë në kryeqytetin e pavarësisë në Vlorë dhe dy kolosët e letrave shqipe Ismail Kadare e Rexhep Qosja. Ende s'ka konfirmim për pjesmarrjen e tyre në këtë eveniment të rëndësishëm nga anjëri prej dy personaliteteve të larta të letrave shqipe. Që njëheri dhe në debatet publike kanë treguar se ndajnë shumë qëndrime të ndryshme, madje deri në debate të forta që kanë mbajtur pezull frymën e lexuesve por dhe të shqiptarëve, në replikat e ashpra mes tyre. Pra janë dy personalitete, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga shqiptarët e Kosovës që pritet të jenë bashkë në Vlorë, ndoshta për të tokur duart pas shumë e shumë vitesh debate e replika mes tyre. Por vështirësi paraqet dhe fakti se Qose është në konflikt të fortë dhe me kryeministrin Berisha, ku pavarësisht se ende nuk është mësuar nëse ky i fundit do jetë në Vlorë, tashmë është bërë publike qëndrimi i akademikut kosovar, sipas të cilit ai nuk shkelte në Shqipëri përsa kohë në krye të qeverisë shqiptare të ishte Berisha.

Bie në sy dekorimi me titullin "qytetar Nderi i Vlorës" i ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, një ndër kritikët më të fortë të kryeministrit Berisha dhe i njohur dhe për kabllogramet e famshme dërguar në DASH ku bën analizë në detaje të asaj që ndodhte në Shqipëri. Nderi i Vlorës është dhe themeluesi i Top Channelit i ndjeri Artan Hoxha për kontributin e dhënë për mediat në Shqipëri. Në listën e të dekoruarve janë dhe Ramush Haradinaj, kreu i AAK e një ndër komandantët kryesorë të UÇK, Rexhep Ferri akademik kosovar, Sami Lushniku ish-komandant i UÇK, Sokol Bashota kryetar i komunës Klinë e ish-luftëtar i UÇK në luftën e Kosovës. Por bashkia e Vlorës ka propozuar për titullin qytetar nderi i këtij qyteti dhe ish Drejtorin e Parë të Doganave në qeverinë e Ismail Qemalit më 1912, përfaqësuesin e komunitetit çam, Musa Demi. Në këtë mënyrë i është dhënë një dimension më i gjërë 28 nëntorit, duke përfshirë me tituj qytetar nderi nga Kosova deri në Çamëri.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh