Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha sot se në sajë të bashkëpunimit në fushën e energjisë me Kosovën, qytetarët e të dyja shteteve do ta paguajnë më lirë energjinë elektrike në vitet në vijim.
“Qytetarët shqiptarë, gjithë konsumatorët shqiptarë, qoftë në Kosovë apo në Shqipëri do të kenë siguri më të madhe energjitike, çmime më të mira të energjisë dhe një potencial më të madh zhvillimi ekonomik”, deklaroi Gjiknuri gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci.
Ndërsa, ministri kosovar tha se “ne bëjmë politika secili në pjesën tonë, por kemi gjetur edhe pikat me të cilat ne ato i konvergjojmë në një drejtim të përbashkët”.
Ministrat Gjiknuri dhe Stavileci firmosën një deklaratë të përbashkët në të cilën marrin një sërë angazhimesh në kuadër të marrëveshjejes mes dy shteteve për ndërtimin e një tregu të përbashkët elektro-energjitik, e nënshkruar me 29 Mars 2014.
Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte edhe ndëritimi i linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, që pritet të përfundojë në qershor të këtij viti. Pjesa e kësaj linje të tensionit të lartë që përshkon Kosovën ka përfunduar deri në kufi me Shqipërinë, ndërkohë që punimet nga pala shqiptare janë parashikuar të mbyllen në qershor.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com