Gjiknuri dhe Belba takim me banorët në Elbasan: Më 14 maj konfirmojmë rrugën e zhvillimit të Prrenjasit dhe daljen në pension të Berishës dhe Metës

Gjiknuri dhe Belba takim me banorët në Elbasan: Më 14 maj konfirmojmë rrugën e zhvillimit të Prrenjasit dhe daljen në pension të Berishës dhe Metës

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Nuri Belba zhvilluan një takim me banorët e Rrajcës në Elbasan, me të cilët ndanë projektet e investimeve për 4 vitet e ardhshme.Numri dy i socialistëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë për të çuar përpara projektet e nisura.

“Qytetarët e Prrenjasit duan të vazhdojnë rrugën e nisur me bashkinë e drejtuar nga Partia Socialiste dhe me qeverinë e Edi Ramës. Kjo është zgjedhja jonë. Kemi hyrë në një proces rruge që na çon përpara. Ne këtë rrugë duhet të vazhdojmë dhe duam ta vazhdojmë së bashku. Prandaj them që në 14 maj ne duhet ta japim qartë këtë mesazh dhe t’i nxjerrim përfundimisht në pension politik ata dy personazhe që i janë ngjitur Shqipërisë ndër vite dhe që e pengojnë në rrugëtimin e saj europian dhe drejt zhvillimit. Çelësi i suksesit dhe kyçi që mund të garantojë këtë gjë është mbështetja nga qeveria shqiptare. Prandaj në 14 maj ne duhet të konfirmojmë edhe njëherë këtë binom bashki – qeveri”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri siguroi se e gjithë kjo zonë do të njohë një zhvillim ekonomik falë projekteve të shumta që do të realizohen.

“Tashmë me riaktivizimin, rigjenerimin ekonomik, mbylljes së problemeve që kishim me tërmetin tashmë ne do kemi mundësi që të financojmë më shumë vepra për të gjitha bashkitë e vendit. Dhe patjetër Prrenjasi që është i vendosur në një nyje shumë strategjike siç është “Korridori 8”, patjetër që meriton më shumë. Këtu kemi një garanci. Prandaj them duhet të ‘çimentojmë’ me zgjedhjen tonë marrëdhënien bashki – qeveri, kemi qeverinë shqiptare, Edi Ramën edhe unë si Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe përfaqësuesi juaji me qëllim që të adresojmë gjërat hap pas hapi nevojat”, shtoi më tej drejtuesi politik i qarkut Elbasan.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u ndal dhe në alternativën përballë që përfaqësohet nga Berisha dhe Meta. Gjiknuri theksoi se qëllimi i vetëm i opozitës është bunkerizimi i bashkisë dhe punësimi i militantëve të saj.

“Përballë kemi alternativën dyshen Berisha – Meta, kjo është dyshja përballë. Kjo është ‘martesa’ e re politike që është bërë në Tiranë dhe që ka shtrirë tentakulat dhe ka sjellë kandidatë në të gjithë Shqipërinë. Vetë Likja e ka sjellë kandidat. Ju e dini shumë mirë se çfarë do të thotë bashki e drejtuar nga Ilir Meta. Plan s’ka ajo, ekonomik, e vetmja gjë që do bëjë ajo, të heqë disa nga puna të fusë ca në punë. Do bëjë një spastrim atje në bashki për të futur ca militant të PD-së edhe ish – LSI. Kaq, ky është plani i vetëm. Në 14 maj nuk ke ku i kap më ato njerëz. Kështu që mos i hani ato lloj mashtrimesh. Gjëja e parë që do bëjë bashkia sikur larg qoftë të bjerë në duart e të tjerëve është bunkerizim, ndërprerje të çdo bashkëpunimi me qeverinë, përgatitje për mitingje për Saliun dhe për Ilirin”, nënvizoi ai.

Numri dy i socialistëve u shpreh se vota për PS, është dhe mbështetje për politikat e marra nga qeveria si rritja e pagave dhe e pensioneve.

“Në 14 maj ne kemi mundësinë që me votën tonë të inkurajojmë dhe politikat e qeverisë Rama. Qeveri Rama ka filluar politikën e rritjes së pagave duke synuar që vitin tjetër ta çojmë pagën mesatare në 900 euro në sektorin publik por që do të reflektohet dhe në sektorin privat. Patjetër rritja e pagave do të bëjë të mundur që njerëzit tanë, të rinjtë dhe të rejat, fëmijët tuaj të shkolluar, ata që kanë interes të punojnë në administratë shtetërore, qoftë në bashki qoftë në sektorin publik të jenë të mirëpaguar dhe t’ju shërbejnë më mirë. Duke e çuar 900 euro pagën mesatare në të gjithë Shqipërinë natyrshëm që niveli i jetesës rritet. Rritja e rrogave do të kontribuojë dhe në rritjen e fondit të sigurimeve shoqërore”, deklaroi Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë Nuri Belba u shpreh se falë dhe bashkëpunimit me qeverinë, sot e gjithë zona e Rrajcës dhe Prrenjasi kanë një infrastrukturë më të mirë.

“I kënaqur që Rrajca tani ka 24 orë që mungonte prej 30 vitesh. Kjo falë mbështetjes së qeverisë Rama që bëri të mundur investimin e duhur. Por jo vetëm kaq, ne kemi bërë investime në infrastrukturën rrugore e cila është bërë me buxhetin e bashkisë Prrenjas. Ne mundëm që me të ardhurat tona, të cilat i shtuam vit për vit, të shtrojmë 24 kilometër rrugë me asfalt. Fshati juaj ka përfituar unazën 5 kilometër. Kemi ndërhyrë në 4 shkolla të cilat sot janë në kushte komode. Qeveria ka mbështetur edhe përsa i përket financimeve në sektorin e shëndetësisë. Sot kemi një spital komod i cili është në kushte shumë të mira”, deklaroi ai.

Belba nënvizoi se PS ka treguar se është e vetmja forcë politike që mban premtimet dhe që është treguar e suksesshme.

“14 Maji është një datë shumë e rëndësishme. Ne kemi shumë projekte, shumë ide të cilat i kemi hartuar bashkë me stafin që për 4 - vjeçarin që vjen Rrajca do marrë vëmendjen e merituar. Ne do fillojmë së shpejti me buxhetin e bashkisë për të stimuluar ndërtimin e bujtinave. Kjo është një zonë perlë e cila do mbështetet në agro – turizëm. Ne do ta mbështesim bujqësinë, ne do të mbështesim infrastrukturën rrugore e cila në 4-vjeçarin që vjen të gjitha fshatrat ti lidhë me asfalt. Projekti tjetër që do bëjmë për ju është Unaza. Ndriçimi i Unazës për ti dhënë një pamje fantastike të gjithë Rrajcës. Jemi e vetmja forcë politike që mbajmë premtimet, jemi e vetmja alternativë qeverisëse që në këto vite ka bërë sukses”, deklaroi kryebashkiaku Belba.

 

 


Lajmi kryesor:

'Vendoret'/ Sot dita e fundit e fushatës, Sako: Brenda vitit, në Durrës mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti! Boçi: Situata në Elbasan do ndryshojë


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë