'Vendoret'/ Sot dita e fundit e fushatës, Sako: Brenda vitit, në Durrës mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti! Boçi: Situata në Elbasan do ndryshojë

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit pritet të mbyllet sot, ndërsa të dielën qytetarët do u drejtohen kutive të votimit. Kandidatët për kryetar bashkie kanë zhvilluar takime për t'i treguar edhe njëherë qytetarëve programet e tyre dhe t'i kërkojnë votën për të drejtuar në 4 vitet e ardhshme.

Kandidatja socialiste Emirjana Sako u premtoi durrsakëve se brenda vitit të ardhshëm do të mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, ndërkohë që mori pjesë dhe në përurimin e skulpturës “Rrënjët”.

Nga Elbasani, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi vuri e theksin tek mungesa e investimeve, duke premtuar ndryshimin e situatës nën drejtimin e tij.

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu e mbylli fushatën me një konferencë për gazetarët ku bëri fajtor qeverinë Rama për emigrimin e shqiptarëve.

Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Pjerin Ndreu gjatë takimeve në Shëngjin renditi disa nga projektet për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Pashk Gjoni u kërkoi banorëve të Lezhës të mos shantazhohen për të shitur votën e tyre.

I besuari i PS-së për Shijakun Elton Arbana prezantoi planin e tij 4-vjeçar në krye të bashkisë, ku në fokus është ekonomia e qytetit.

Duke kërkuar të votohet më 14 maj, kandidati opozitar Rezeart Tusha renditi të gjitha premtimet e pambajtura nga mazhoranca për Shijakun.

Kandidati socialist për Pukën, Gjon Gjonaj hodhi akuza për nepotizëm në administratë në kohën e drejtimit të bashkisë nga opozita.

Në takimin me banorët e Rrëshenit, Albert Mëlyshi i “Bashkë Fitojmë” akuzoi mazhorancën për mungesë investimesh në Mirditë.

Nisma Thurje e mbylli fushatën zgjedhore me premtimin se do të nxjerrë në pension klasën e vjetër politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Peleshi krah kandidatit të PS për Korçën, Sotiraq Filo në takim me banorët: Në fokus infrastruktura, bujqësia dhe blegtoria

Në takimin e zhvilluar me banorët e njësisë Administrative Mollaj, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, njëherazi kandidat për zgjedhjet e 14 majit, prezantoi projektet kryesore të platformës së tij elektorale në mbështetje të fermerëve.

Sipas Filos mbështetja do të jetë qoftë në infrastrukturë ashtu edhe në ndihmë të bujqësisë dhe të fermerëve të kësaj zone.

“Projektet për fshatin e Dvoranit dhe fshatrat të tjera të kësaj njësie administrative, janë të ndara në 2 grupe, në njërin grup janë projektet për infrastrukturën, duke filluar nga viti i ardhshëm 90 për qind e buxhetit të bashkisë për infrastrukturën rrugore do te shkojë për investime në fshatrat e bashkisë së Korçës. Krahas projekteve të infrastrukturës që janë shprehje e ambicies tonë që fshatrat e Korçës sa më shpejt të arrijnë standartet e qytetit të Korçës, shumë të rëndësishme janë edhe projektet për ndihmën e fermerëve si për ata që merren me bujqësi edhe për ata që merren me blegtori ”, u shpreh Filo.

Ndërsa për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, premtimet e palës tjetër janë të pabaza pasi nuk njohin situatën në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë. Peleshi shkoi më tej kur tha se Korça nuk ka kohë të humbë me interesat e partisë së sherreve të mëdha. Ndaj kërkoi mbështetje masive për zgjedhjet e së dielës.

Ora 15:00
Gjiknuri dhe Belba takim me banorët në Elbasan: Më 14 maj konfirmojmë rrugën e zhvillimit të Prrenjasit dhe daljen në pension të Berishës dhe Metës

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Nuri Belba zhvilluan një takim me banorët e Rrajcës në Elbasan, me të cilët ndanë projektet e investimeve për 4 vitet e ardhshme.Numri dy i socialistëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë për të çuar përpara projektet e nisura.

“Qytetarët e Prrenjasit duan të vazhdojnë rrugën e nisur me bashkinë e drejtuar nga Partia Socialiste dhe me qeverinë e Edi Ramës. Kjo është zgjedhja jonë. Kemi hyrë në një proces rruge që na çon përpara. Ne këtë rrugë duhet të vazhdojmë dhe duam ta vazhdojmë së bashku. Prandaj them që në 14 maj ne duhet ta japim qartë këtë mesazh dhe t’i nxjerrim përfundimisht në pension politik ata dy personazhe që i janë ngjitur Shqipërisë ndër vite dhe që e pengojnë në rrugëtimin e saj europian dhe drejt zhvillimit. Çelësi i suksesit dhe kyçi që mund të garantojë këtë gjë është mbështetja nga qeveria shqiptare. Prandaj në 14 maj ne duhet të konfirmojmë edhe njëherë këtë binom bashki – qeveri”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri siguroi se e gjithë kjo zonë do të njohë një zhvillim ekonomik falë projekteve të shumta që do të realizohen.

“Tashmë me riaktivizimin, rigjenerimin ekonomik, mbylljes së problemeve që kishim me tërmetin tashmë ne do kemi mundësi që të financojmë më shumë vepra për të gjitha bashkitë e vendit. Dhe patjetër Prrenjasi që është i vendosur në një nyje shumë strategjike siç është “Korridori 8”, patjetër që meriton më shumë. Këtu kemi një garanci. Prandaj them duhet të ‘çimentojmë’ me zgjedhjen tonë marrëdhënien bashki – qeveri, kemi qeverinë shqiptare, Edi Ramën edhe unë si Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe përfaqësuesi juaji me qëllim që të adresojmë gjërat hap pas hapi nevojat”, shtoi më tej drejtuesi politik i qarkut Elbasan.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u ndal dhe në alternativën përballë që përfaqësohet nga Berisha dhe Meta. Gjiknuri theksoi se qëllimi i vetëm i opozitës është bunkerizimi i bashkisë dhe punësimi i militantëve të saj.

“Përballë kemi alternativën dyshen Berisha – Meta, kjo është dyshja përballë. Kjo është ‘martesa’ e re politike që është bërë në Tiranë dhe që ka shtrirë tentakulat dhe ka sjellë kandidatë në të gjithë Shqipërinë. Vetë Likja e ka sjellë kandidat. Ju e dini shumë mirë se çfarë do të thotë bashki e drejtuar nga Ilir Meta. Plan s’ka ajo, ekonomik, e vetmja gjë që do bëjë ajo, të heqë disa nga puna të fusë ca në punë. Do bëjë një spastrim atje në bashki për të futur ca militant të PD-së edhe ish – LSI. Kaq, ky është plani i vetëm. Në 14 maj nuk ke ku i kap më ato njerëz. Kështu që mos i hani ato lloj mashtrimesh. Gjëja e parë që do bëjë bashkia sikur larg qoftë të bjerë në duart e të tjerëve është bunkerizim, ndërprerje të çdo bashkëpunimi me qeverinë, përgatitje për mitingje për Saliun dhe për Ilirin”, nënvizoi ai.

Numri dy i socialistëve u shpreh se vota për PS, është dhe mbështetje për politikat e marra nga qeveria si rritja e pagave dhe e pensioneve.

“Në 14 maj ne kemi mundësinë që me votën tonë të inkurajojmë dhe politikat e qeverisë Rama. Qeveri Rama ka filluar politikën e rritjes së pagave duke synuar që vitin tjetër ta çojmë pagën mesatare në 900 euro në sektorin publik por që do të reflektohet dhe në sektorin privat. Patjetër rritja e pagave do të bëjë të mundur që njerëzit tanë, të rinjtë dhe të rejat, fëmijët tuaj të shkolluar, ata që kanë interes të punojnë në administratë shtetërore, qoftë në bashki qoftë në sektorin publik të jenë të mirëpaguar dhe t’ju shërbejnë më mirë. Duke e çuar 900 euro pagën mesatare në të gjithë Shqipërinë natyrshëm që niveli i jetesës rritet. Rritja e rrogave do të kontribuojë dhe në rritjen e fondit të sigurimeve shoqërore”, deklaroi Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë Nuri Belba u shpreh se falë dhe bashkëpunimit me qeverinë, sot e gjithë zona e Rrajcës dhe Prrenjasi kanë një infrastrukturë më të mirë.

“I kënaqur që Rrajca tani ka 24 orë që mungonte prej 30 vitesh. Kjo falë mbështetjes së qeverisë Rama që bëri të mundur investimin e duhur. Por jo vetëm kaq, ne kemi bërë investime në infrastrukturën rrugore e cila është bërë me buxhetin e bashkisë Prrenjas. Ne mundëm që me të ardhurat tona, të cilat i shtuam vit për vit, të shtrojmë 24 kilometër rrugë me asfalt. Fshati juaj ka përfituar unazën 5 kilometër. Kemi ndërhyrë në 4 shkolla të cilat sot janë në kushte komode. Qeveria ka mbështetur edhe përsa i përket financimeve në sektorin e shëndetësisë. Sot kemi një spital komod i cili është në kushte shumë të mira”, deklaroi ai.

Belba nënvizoi se PS ka treguar se është e vetmja forcë politike që mban premtimet dhe që është treguar e suksesshme.

“14 Maji është një datë shumë e rëndësishme. Ne kemi shumë projekte, shumë ide të cilat i kemi hartuar bashkë me stafin që për 4 - vjeçarin që vjen Rrajca do marrë vëmendjen e merituar. Ne do fillojmë së shpejti me buxhetin e bashkisë për të stimuluar ndërtimin e bujtinave. Kjo është një zonë perlë e cila do mbështetet në agro – turizëm. Ne do ta mbështesim bujqësinë, ne do të mbështesim infrastrukturën rrugore e cila në 4-vjeçarin që vjen të gjitha fshatrat ti lidhë me asfalt. Projekti tjetër që do bëjmë për ju është Unaza. Ndriçimi i Unazës për ti dhënë një pamje fantastike të gjithë Rrajcës. Jemi e vetmja forcë politike që mbajmë premtimet, jemi e vetmja alternativë qeverisëse që në këto vite ka bërë sukses”, deklaroi kryebashkiaku Belba.

 

 

Ora 14:56
Kandidati i PS për Shijakun, Elton Arbana takim me gratë dhe vajzat: Objektivi kryesor për këtë mandat është zhvillimi i ekonomisë vendase

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana mbajti takimin e fundit përmbyllës të fushatës elektorale në lagjen Lugina me vajzat dhe gratë e Shijakut.

Në fjalën e tij kandidati Arbana u ndal duke risjelljë në kujtesë punën e kryer për lagjen “Lugina”, ku tashmë ka përfunduar procesi i rindërtimit për të gjithë familjet e prekura.

Fokusi në mandatin e dytë i takon njësive administrative është shprehur Arbana, duke prezantuar dhe një pjesë të programit për katër vitet e ardhshme.

Gjithashtu ai përmendi një sërë projektesh të reja duke nisur me rrjetëzimin e qendrës së qytetit të Shijakut dhe duke vazhduar më tej me shumë projekte të cilat pritet të sjellin zhvillim në ekonominë vendase.

Në përfundim të takimit Arbana falënderoi bashkëshorten dhe familjen e tij për mbështetjen e paçmueshme jo vetëm gjatë fushatës në muajin e fundit, por gjatë gjithë mandatit të parë.

Ora 12:53
Nisma Thurje: Të thyejmë sërish bustet e atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë peng

Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e kombinatit. Kryetari i Nismës Thurje, i cili kryeson edhe listën për Këshillin Bashkiak, u shpreh se në thelb beteja politike e Nismës është një betejë mes brezave, por është edhe një betejë për padrejtësinë që i është bërë brezit të shkuar.

Nisma Thurje mbylli fushatën zgjedhore, në një event ku u dhanë mesazhe për ndryshimin e klasës politike në vend dhe për nevojën që Tirana dhe e gjithë Shqipëria të dalë nga stanjacioni tridhjetëvjeçar. Fokusi i aktivitetit ishin historitë e qytetarëve të Tiranës, të cilët vuajnë pabarazinë në rritje dhe mungesën e një opozite në Këshillin Bashkiak. Në këto zgjedhje Nisma Thurje kandidon vetëm për Këshillat Bashkiak, dhe kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, u zotua se nga java tjetër ata do të çojnë në Këshillin bashkiak atë zë opozitar që ata deri më sot e kanë treguar në SPAK apo në sheshe.

“Ka ardhur koha për të thyer sërish bustet e atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë dhe nga java tjetër ne do tu tregojmë se si bëhet, duke nxjerrë në pension këtë klasë politike, dhe duke nisur rrugën e një transformimi të plotë. Sepse një Tiranë krejt ndryshe është plotësisht e mundur dhe ne do ta bëjmë realitet”, u shpreh  kryetari i Nisma Thurje, Endrit Shabani.

Kandidati tjetër për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Pano Soko u shpreh se beteja e tyre do jetë për të mbrojtur taksat e qytetarëve të Tiranës, dhe se duke luftuar me ata që fusin duart në buxhetin e qytetit, ne do kemi mundësinë të ndërtojmë një Tiranë evropiane, siç e meritojmë.

“Ne ndodhemi në mes të Evropës, dhe duhet të bëhemi si gjithë pjesa tjetër e Evropës. Ky është misioni që ne i kemi vënë vetes, dhe nis tani, por do vazhdojë edhe në 2025-ën, edhe në 2027-ën”, tha ai

Ora 12:13
Në garë për Durrësin, Sako vijon takimet me banorët në zonën e plazhit: Objektivi kryesor i bashkisë për mandatin që vjen do të jetë turizmi

 

Në vijim të takimeve përmbyllëse për zgjedhjet vendore të 14 majit, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëherazi edhe kandidate e Partisë Socialiste për këtë bashki është ndalur në zonën e  Plazhit, ku i ka shpalosur programin e saj banorëve të këtij komuniteti.

Në fjalën e saj, Sako u premtoi banorëve se do të vazhdojë puna për zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe urbanizimit në zonat përreth.

Kryebashkiakja Sako ka shpjeguar para banorëve se çfarë ndikimi pritet që të ketë në zhvillimin e turizmit projekti për shëtitoren e re, e cila do të jetë e lidhur me zonën ku do të zbatohet projekti për Marinën si dhe do të rehabilitohen fasadat e  ndërtesave përgjatë shëtitores.

“Çdo vit kemi parë se si është transformuar plazhi i Durrësit, se si është transformuar turizmin në qytetin tonë.Vitin e kaluar qyteti i Durrësit u vizitua nga afro 1 milion vizitorë, por ne jemi të bindur se këtë vit kjo shifër do të tejkalohet. Në lidhje me sezonin turistik, të gjitha plazhet që menaxhon bashkia, që nga Shkëmbi i Kavajës deri në Ishëm, do të monitorohen me kamera për të ofruar më shumë siguri për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Projektet madhore me mbështetjen e kryeministrit Rama dhe ato që ka hartuar stafi i bashkisë, po hapin rrugën për të projektuar zhvillimin e Durrësit për vitet në vazhdim, si një qytet turistik evropian”, u shpreh Sako.

Ora 11:30
Në garë për bashkinë e Mirditës, kandidati i Berishës dhe Metës, Albert Melyshi: Bashkia do i rikthehet shërbimit ndaj qytetarëve

 

Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës, Albert Melyshi ka zhvilluar një takim me banorët në Rrëshen.

Në fjalën e tij për banorët e këtij komuniteti, Melyshi tha se punët që nuk janë bërë për 8 vite nuk mund të bëhen në fund të mandatit, duke i vënë theksin se qeveria qëndrore dhe vendore vihen në lëvizje vetëm kur kanë interes për të marrë votat.

Ndaj me 14-maj, ai u zotua se bashkia do i rikthehet shërbimit ndaj qytetareve, për të plotësuar nevojat e tyre.

Në takimin e tij përmbyllës në Rrëshen, Melyshi shoqërohej nga drejtuesja politike e opozitës për qarkun e Lezhës Jozefina Topalli, e cila tha se Albert Melyshi është përfaqësimi më dinjitoz i Mirditës në krye të bashkisë pas 14-majit.

Ora 10:34
Emiriana Sako takim me banorët në Shkozet: Synimi ynë është të kthejmë Durrësin në portën e turizmit

 

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 14 Shkozet Durrës, të cilëve u garantoi ndërhyrje dhe investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore dhe turizëm.

Duke folur më tej para banorëve, kryebashkiakja Sako tha se rindërtimi është një kapitull i rëndësishëm i punëve të bëra por ka akoma nevojë që infrastruktura në zona të caktuara të Durrësit të arrijë standartet e qendrës së qytetit.

Në fjalën e saj për banorët e këtij komuniteti ajo u shpreh gjithashtu se brenda vitit të ardhshëm do të mbyllet puna në ndërtimin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti dhe të gjitha familjet do të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Më tutje kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Shkozetit, premtoi se do të punojë me dinjitet për të zhvilluar këtë bashki.

“Rindërtimi është një kapitull i rëndësishëm i punëve të bëra në qytetin tonë, këtu e kemi prekur në ndërhyrje në pallate të ndryshme, por brenda vitit 2024 me mbështetjen e qeverise shqiptare dhe kryeministrit do të mbyllim të gjithë programin e rindërtimit dhe do të futen në shtëpi të gjithë banorët që presin ende banesat e tyre. Në zonën e Shkozetit po punohet për ndërtimin nga e para të shkollës së mesme “Olsi Lasko”, konviktit të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” dhe shkollës 9-vjeçare “Isuf Ferra” u shpreh Sako.

Ora 10:07
‘Vendoret’/ Petro Koçi mesazh Benet Becit: Ti je i vetmi që mund t’i japësh fund luftës së klasave në Shkodër

1683543045_3455796858907747586878955349420360058965939n.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste ka dërguar një mesazh kandidatin e Shkodrës, Benet Becit për zgjedhjet e 14 majit. Ai i uron fitoren ndërsa e ka cilësuar si profesorin e politikës që do të bëjë të mundur t’i japë fund luftës së klasave në Shkodër.

“I dashur Benet,

E di qe nuk jam i ngarkuar me ndonje pergjegjesi direkte per fushaten ne Shkoder, por nuk mund te rri pa te te shkruar publikisht nja dy rreshta qe deshmojne sa i pershtypur jam nga kultura e re dhe unike e fushates tende ne ate vend te bekuar me emrin Shkoder, ku flitet ndofta dialekti me i bukur i gjuhes shqipe.

Shkodra ka vuajtur 80 vjet nga lufta e klasave.

50 vjet prej tyre u sunduan nga lufta komuniste e klasave. Shkodra nuk i duron dot regjimet. Ka nje popull qe banon ne brigje ujrash qe rrjedhin.

30 vjet u sunduan nga lufta antikomuniste e klasave. Nje vuajtje simetrike e paparashikuar, por qe u aktivizua egersisht me inspirim nga Tirana politike. Nga e njejta politike 50 vjecare pararendese.

Lufte klasash e ndare ne dy faza; e para nen sistemin monist, e dyta nen sistemin pluralist.

E para e ligjeruar de jure, e dyta e ushtruar de facto.

Benet, ti je i pari ne ate vend qe si profesor politik na mesove te gjitheve se si lufta e klasave mund te marre fund ne Shkoder!

Ta baft zoti mbar!”- shkroi Koçi.

Ora 09:57
Kandidati i Berishës dhe Metës për Elbasanin, Luciano Boçi: Nuk qeveriset Elbasani me tallava

Në prag të zgjedhjeve vendore, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës për bashkinë e Elbasanit ka bërë një deklaratë në faqen e tij në  facebook, ku është shprehur i bindur se Elbasani do të votojë masivisht në zgjedhjet e 14 majit dhe do t’i besojë atij drejtimin e bashkisë.

Në deklaratën e tij ai është shprehur se ajo që i ka dalluar brezat përpara nesh dhe që i ka bërë njëkohësisht më të admirueshëm, është serioziteti.Sipas tij është e paimagjinueshme që dikush t’i qeveriste brezat e mëparshëm me tallava, duke ironizuar kështu kryeministrin dhe këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

Më tutje ai ka shkruar se beson se guximi i dikujt për t’i trajtuar njerëzit si kafshë të zbutura në cirkun e politikës tallava  meriton vetëm një përgjigje: të votohet masivisht.

“Guximi i dikujt për të na trajtuar si mbeturina njerëzore, si krijesa të dehura, si qenie me identitet endacak meriton vetëm një përgjigje: Votën masive. Le t’i tregojmë atij që guxon - se ne jemi bijtë e atyre etërve seriozë, atyre burrave e grave të rralla që ishin e janë hijerëndë në fjalë e të drejtë në gjykim, të butë në shpirt, por të pathyeshëm në virtyt. Le t’u tregojmë atyre që nuk na njohin se ne vlejmë shumë më tepër sesa vota sot apo politika e ditës! Elbasani është i përjetshëm”, u shpreh Boçi

 

Ora 09:24
Kandidati i PS për Lezhën, Pjerin Ndreu në takimin përmbyllës me banorët në Shëngjin: Kjo zonë do të transformohet tërësisht

 

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, e cila pritet të mbyllet sot në të gjitha qytetet dhe bashkitë përkatëse, në Lezhë kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki është ndalur në një takim me banorët e Shëngjinit ku ka cituar edhe njëherë disa nga projektet kryesore që janë në fokus të programit të tij.

Gjatë takimit elektoral me banoret e njësisë Administrative Shëngjin, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se këtë vit do të nise investimi për ujësjellësin e ri të Shëngjinit, së bashku me projektin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, ndërhyrja që do ti hapin rrugë transformimit të plotë të kësaj zone turistike.

“Bashkë me projektin e kanaleve të ujërave të zeza dhe të bardha, një investim i cili do të zgjidhë njëherë problematikat dhe do të vendosë standarte të larta të ujit në Shëngjin. Menjëherë pas ujësjellësit do të bëjmë shtrimin me asfalt të të gjitha cepave të rrugëve të Shëngjinit, në të gjithë territorin dhe në të gjitha rrugicat pa përjashtim. Gjithashtu rrugët do të pajisen me sinjalistika horizontale dhe vertikale bashkëkohore”, u shpreh Ndreu.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 12/05/2023 14:10

    Skane konkurente sepse jane me te miret

    Përgjigju
  • Klaus: 12/05/2023 14:10

    Te fituar e ka PS se ska me te mire se ta

    Përgjigju
  • ana: 12/05/2023 13:37

    Me fitore te thelle????

    Përgjigju
  • Klodi: 12/05/2023 13:32

    Ju uroj nje fitore sa me te thelle

    Përgjigju
  • Eno: 12/05/2023 12:36

    Ecim perpara e vetem perpara

    Përgjigju
  • Ani: 12/05/2023 12:35

    I urojm suksese zotit rama

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/05/2023 12:26

    Objektivi kryesoor i Edvin shkjaut shqipfolës është kolonizimi i Durrësit më serborus fashist o të verbuar, à ka Shqiptarë në këtë vend Apo të gjithë kan vdekur…

    Përgjigju
  • Flori: 12/05/2023 11:38

    Shqiperia do te ece perpara vetem me edi ramen dhe skuadren e partise socialiste

    Përgjigju
  • Era: 12/05/2023 11:35

    Na pret nje fitore e madhe ne 14 maj

    Përgjigju
  • titi: 12/05/2023 11:06

    vetem perpara me fitore partia socialiste

    Përgjigju
  • e drejta: 12/05/2023 10:08

    FORCA ELBASANI TE ECIM VETEM PERPARA...KURRE ME MBRAPA

    Përgjigju
    • Bobi: 12/05/2023 10:44

      Drejt ke me Lucen e zift Bajramin vetem per Para ecim. I lumte b.tha qe kane opozite Berishen dhe Liken njeri me M.t se tjetri se te jete per jeten qe jetojne qytetaret e El ka marr fund. Vazhdoni blini vota si gjithmone keto 2 dite qe kane mbetur. Ec aty ne NSHU, Fushe Mbret, bacja e portokallave, krasta e madhe dhe e vogel dhe sidomos ke arixhinjte dhe ke lagjja Nevesh Tabakhane,Banesat dhe lagja 5 Maji Ecni vetem per Para.Mirepo keto vendosin dhe te gjithe e dine Ce do qe per Para marrin disa kokrra te tjeret marrin 50 qe ja gjejne vendin per disa dite pastaj marrin te gjatin

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit