Gjiknuri: Edhe PD po kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, e mirëpresim

'Propozimet për të ndryshuar sistemin zgjedhor ia kemi lënë në dorë partive opozitare' kështu është shprehur bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në studion e emisionit '5 pyetje nga Babaramo'.

Gjiknuri ka thënë se ka indicie që PD po kërkon që të ndryshojë sistemin dhe mazhoranca sipas tij është e gatshme të dëgjojë të gjitha propozimet dhe në fund do të zgjidhet sistemi më i pranueshëm.

"Sistemi aktual nuk është i keq. Kemi bërë një marrëveshje të sistemit. Por ndryshimin ja kemi lënë partive opozitare që të vijnë të propozojnë. Presim opsionet që do vijnë. Kam dëgjuar që edhe nga PD po kërkon ndryshim të sistemit. Ne nuk jemi iniciator. Por partitë opozitare vijnë me ide edhe ne do të bisedojmë. Jemi të gatshëm të sjellim sistem, por të bindemi pse ka organizim të mirë. Mund të kemi propozim edhe nga ana jonë. Mund të pranojmë por do negociojmë edhe ne. Personalisht mendoj se nëse ka propozim për lista të hapur kemi rastin e heqjes së koalicionit. Pra nëse pranohet sistemi me Lista të hapura, ne do të propozojmë heqjen e Koalizionit. Kjo ka shumë lidhje, që të mos përfitojë një parti nga një parti tjetër. Bujrum i themi drafteve të opozitës. Por nuk kam parë asnjë shkrim. Parimet janë gjë tjetër. T'i sjelli në komisionin e Zgjedhores dhe do t'i shikojmë. Nëse janë të mira do t'i shqyrtojmë. " ka thënë Damian Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri në '5 Pyetjet nga Babaramo': PD kërkon ndryshim sistemi, nëse duan lista të hapura heqim koalicionet


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar