TIRANE- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi të hënën ne Kuvend se fasha prej 300 kilovat për çmimin e energjisë elektrike ishte një dritare abuzimi. Ministri bëri të ditur se strategjia e re për sektorin e energjisë elektrike që synon të nxjerrë sektorin energjetik nga kriza do të prezantohet shumë shpejt në Kuvend.
Sipas tij, qeveria ka programuar disa masa ndërhyrjeje që synojnë të eliminojnë humbjet deri në vitin 2018. Strategjia, sipas tij, synon ulje konstante të humbjeve në sektorin e shpërndarjes, mesatarisht me 5% në vit. Do të ristrukturohet çmimi i blerjes së energjisë prej HEC-et koncesionare dhe do të ristrukturohen tarifat për konsumatorët familjarë dhe bizneset. Po ashtu, strategjia synon rritjen e arkëtimeve prej debitorëve dhe zvogëlim i detyrimeve të prapambetura. Ministri Gjiknuri bëri të ditur se po rishikohet strategjia për diversifikimin e burimeve të energjisë. Gjithashtu, në industri, Gjiknuri informoi se do të ketë një linjë të re ferrokromi në Elbasan, sepse synohet mbyllja e ciklit të prodhimit brenda vendit./ATSH/
/Shqiptarja.com