Gjiknuri foto me McGonigal: Po, e kam takuar! S’ju them detaje për ça folëm! S’e dinim që s’kishte deklaruar vizitat në Shqipëri

TIRANË- Damian Gjiknuri, Sekretar i përgjithshëm, i PS-së ka refezuar që të tregoj se si ka arritur të zhvillojë takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe për çfarë u diskutua, por e ka konfirmuar se ka pasur një takim me të. Ai tha se McGonigal nuk është favorizuar nga qeveria Rama dhe as nga ai gjatë kohës kur ka qenë ministër Energjetike. Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv m gazetarin Ilir Babaramo, Gjiknuri tha se Shqipëria nuk ka qenë në dijeni se McGonigal nuk i kishte deklaruar udhëtimet e tij në Shqipëri.

“S’ka rëndësi detajet, nuk jam këtu për detaje. Nuk jam këtu për të dhënë një përgjigje për bisedimet që kam pasur me një zyrtar të huaj se do ishte jo etike, që të japin detaje për këto takime. E kam takuar disa herë pasi ju besoj e keni lexuar dhe aktakuzën, nuk flitet për shqetësim pse ka takuar ministrin e Energjisë. Nuk ka qenë të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës. Nuk ka qenë i shoqëruar nga Zoti Duçka. Bisedat që kam bërë kanë, ka pasur marrëdhënie zyrtare me ministrinë e Energjetikes, nuk ka kërkuar favor. Ajo është bërë në një ceremoni që i është McGonigal që i është dhënë “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Tropojës, dreka është bërë në Tiranë. Kaq është historia, nuk ka gjë të fshehtë, nuk ishte terrorist, apo njeri me krime që unë duhet të ruhesha. Nuk kishte dijeni qeveria shqiptare nëse ai do të ishte në thyerje të Kodit të Etikës që nuk ka deklaruar udhëtimet në Shqipëri, kemi qenë në mirëbesim të një zyrtari të lartë. A ka zbatuar ai detyrën është një çështje që po hetohet. S’kam pse them për ça folëm”, tha Gjiknuri.

Ai ka pasur debate me gazetarin Bledian Koka, i cili tha se Gjiknuri është “presionuar” që të firmos tender për një koncesion i majmë i hidrokarbureve ka nu do të përfitonte biznesmeni Shefqet Dizdari.

Damian Gjiknuri: Kjo është një histori e stisur.
Bledian Koka: Nuk e thua se ca ke folur, se ke frikë se përdoret në hetime
Damian Gjiknuri: Ka një komision qe e ka gjykuar drejtë, nuk ka pasur konflikt interesi, se ministria
Bledian Koka:Ke firmosur ndoshta në presion
Damian Gjiknuri: Asgjë nuk është bërë në presion, procedurat janë në gjykim. Nëse këto fusha kanë qenë një ditë jashtë Alpetrol, pasi i ka marrë shtetit në 2016, deklaroj qe ke gënjyer publikisht, ndryshe ti do thuash që nuk do dalë më në publik
Bledian Koka:Po do e them.
Damian Gjiknuri: Akuzat për procedura nuk janë më
Bledian Koka:Ai takove të tre, për ca i takove, ai i ke pasur mik a jo, kjo është e vërteta
Damian Gjiknuri: Kjo është absurditet
Bledian Koka: Se keni thënë PD e lidhur me Rusinë, ju jeni kokë e këmbë me Putin
Damian Gjiknuri: Ke dalë blof sepse fushate e naftës ia mori privatit që abuzonin dhe nuk kanë ikur asnjë ditë nga Alpetrol.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se në dijeninë e tij nuk ka asnjë zyrtar të lartë të qeverisë shqiptare, dhe as ai vetë, që të jetë thirrur për t'u marrë në pyetje apo që të jetë nën akuzë nga SHBA për çështjen “McGonigal”.

“Skam dijeni të jetë thirrur ndonjë zyrtar shqiptar. As unë vetë dhe asnjë zyrtar tjetër nuk është nën akuzë për këtë qëllim, e ka thënë këtë gjë edhe vetë Kryeministri Rama. Unë isha jo më larg se tre ditë më parë në SHBA, kam qenë I thirrur në kongresin amerikan. Isha në forumin e sigurisë për masat që duhet të marrë Evropa për të kundër-balancuar ndërhyrjet ruse dhe kineze.”, tha Damian Gjiknuri.

Sa i përket lidhjes së politikës shqiptare me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, thotë se çështja është zbardhur nga drejtësia amerikane dhe takimet në Shqipëri nuk mund të konsiderohen si krime.

Damian Gjiknuri dhe Charles McGonigal

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albens Alite: 07/02/2023 11:09

    I nderuar Ilir, Cdo gje eshte relative... E pare ne kendveshtrimin e nje te korruptuari, korrupsioni eshte fenonomen fare normal. Nuk mund te shqetesohet nje i korruptuar per fakte korruptive qe mund t'i servirni ju si gazetar qofte edhe kur ju i referoheni CNN... Ilir kot lodhesh... Nuk e kupton dot ti imunitetin qe te jep paraja e lidhur me korrupsionin... Arrin te korruptoje maja globale pushteti... Lodhesh kot i dashur... Me mire merr familjen dhe emigro nga ky vend...

    Përgjigju
  • Kanan: 07/02/2023 04:53

    Pra zyrtari yne publik nuk i punon kjo "publik" kur behet fjale per afera mafioze.

    Përgjigju
  • emigranti: 07/02/2023 01:44

    ku ka rene shqiperia,,,nuk tregoj se cfare kam biseduar....hajde shtet hajde....shqiptaret te ruajne veten se me sa duket ,,,asnje nuk i ruan.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja