Gjiknuri në Delvinë: Vota për PS është votë për secilin prej kandidatëve (VIDEO)

Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, nga Delvina ku prezantoi kandidatët Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri, bëri thirrje për të gjithë qytetarët që të mos shpërdorojnë votën e tyre të 25 Prillit.

“Mendoj se ka shumë arsye pse ne duhet të votojmë për PS-në dhe Edi Ramën dhe mos ta hedhim votën dëm. Vërtet ky sistem zgjidhor mundëson që të votoni edhe kandidat të mundshëm por mbi të gjitha votoni PS-në, vota për PS-në bën edhe Nikon deputet, edhe Anilën, edhe mua dhe të gjithë këtë ekip. Vota për PS-në i shkon të gjithëve. Ata i kanë dhënë provat edhe në vitin 2005 kur erdhen në pushtet. Bllokuan të gjitha projektet e Edi Ramës në qytet dhe të njejtën gjë duan të bëjnë tani, që të gjitha këto vepra të nisura në Sarandë të mos përfundojnë kështuqë ne duhet të bëjmë shumë kujdes që votën ta cojmë  për PS-në dhe PS-ja të dali partia më e votuar në qarkun e Vlorës për të dhënë një mesazh, të marrim rezultatin më të thellë për qarkun e Vlorës që të gjithë ekipi të nderohet.”, vlerësoi Gjiknuri.

Duke u ndalur tek investimet e kryera gjatë këtyre viteve në Delvinë, Gjiknuri ju referua konkretisht ujësjellësit të qytetit dhe aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.

“Këtu, kur erdha para 5 vitesh, problemi kryesor që nxirrnin delvinjotët, ka qënë problemi i ujit të pijshëm. Në fakt, me investimin e qeverisë shqiptare, çështja e ujit të pijshëm po vihet në zgjidhje. Kjo është e vërteta dhe nuk është cështje fjalësh. Tashmë po bëhet vepër dhe jemi në përfundim të këtij procesi dhe shumë shpejt delvinjotët do të kenë ujë. Një dëshirë e kahershme dhe praktikisht ka qënë një problem shumë serioz për zonën. Kjo po bëhet realitet falë investimeve dhe premtimeve të mbajtura nga Partia Socialiste. Gjithashtu, problemi tjetër i madh që ka qënë rruga Kardhiq-Delvinë, tenderuam pjesën më të madhe të rrugës dhe tashmë është segmenti i fundit që është tuneli i cili dhe ai brenda një viti jam i bindur që do të përfundojë. Delvina do të ketë një akses shumë më të mirë në rrjetin kombëtar të rrugëve, kjo do të bëjë që Delvina të ndryshojë shumë dhe interesi për qytetin të rritet. Natyrshëm, që ka shumë gjëra që nuk janë bërë. Ka akoma nevojë për punë dhe për këtë duhet mandati i tretë, që këto punë të mira ti çojmë deri në fund”, theksoi Gjiknuri.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete, shprehu bindjen për një rezultat elektoral rekord në 25 Prill.

“Unë jam e bindur që në datë 25, Delvina nuk do të zhgënjejë. Jam e bindur që Delvina e majtë nuk do të zhgënjejë por do të surprizojë. Mbështetjen ndaj Bashkisë, kryetares, e kam treguar dhe do e kem akoma më të fortë. Por mbështetjen më të madhe do ta kemi ndaj qytetarëve, problemeve dhe ankesave të tyre, ndaj zonjave delvinjote që punojnë dhe ia dalin me bizneset e tyre dhe punët e tyre të përditshme, ndaj të rinjve që takuam pak më parë dhe janë plot energji dhe dëshira të cilat jo gjithmonë mund t’i gjejnë të realizuara sepse jo të gjitha mundësitë i jep Delvina”, theksoi Denaj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Gjiknuri në Vlorë: Investimet do të vijojnë me ndërtimin e Ujësjellësit! Shumë shpejt nis riasfaltimi i rrugës Spital–Babicë (VIDEO)

Fshati Babicë, pjesë e njësisë administrative Qendër, ishte ndalesa e rradhës e Drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri

Teksa listoi arritjet e qeverisë në dy mandate, Gjiknuri tha se investimet do të shtrihen tanimë në rrjetin e ujësjellësit si dhe riasfaltimin e aksit nga Spitali deri në lidhjen me rrugën e Lumit të Vlorës. 

“Në Vlorë janë bërë shumë gjëra në Bashki, në qytet. Qyteti është trasformuar, ju të gjithë jeni dëshmitar se Vlora nuk është më ajo e para 8 viteve. Vlora po trasformohet çdo ditë, me shëtitore të reja, me rrugë të reja, me aeroport të ri, me port të ri turistik, me port të ri tregtar. Pra, Vlora është kthyer në një qëndër të vërtetë të thithjes së investimeve dhe trasformimit të vërtetë. Babica tashmë është lagje Vlore, nuk është fshat në periferi. Arsyeja pse unë e zgjodha njësinë tuaj është pasi edhe pse nuk është arritur të investohen në periferi, tashmë gjatë mandatit të tretë do të filloj të ndihet ndryshimi”, u shpreh Gjiknuri. 

Sipas tij, ka probleme të shumta, ka gjëra të trashëguara për 30 vite dhe kërkohet një vëmendje e shtuar.

“Mua më takon si drejtues të shkoj aty ku është më e vështira dhe të jap ndihmesën time për të bërë gjëra edhe më të mira. Disa gjëra këtu janë bërë dhe ju jeni dëshmitar edhe të ndryshimeve që janë bërë këtu për ndriçimin e fshatit, të cilat do të vazhdojnë edhe më tej. Furnizimi me energji në zonë është përmirësuar ndjeshëm, shumë shpejt do të fillojë edhe projekti i ujësjellësit i cili do të zgjidhë problemin edhe në fshatrat tuaja. Dua të jap edhe një lajm të mirë, që dua ta lidh me Edi Ramën dhe pse është e rëndësishmë për ne fitorja. Këto gjëra nuk bëhen vetëm, duan investime, kërkojnë mbështetjen e qeverisë, ndaj me fonde të siguruara nga Kryeministri, do të nisë riasfaltimi i aksit nga Spitali deri në lidhjen me rrugën e lumit të Vlorës”, premtoi Gjiknuri. 

I pranishëm në takim deputeti aktual Fate Velaj, e konsideroi frymën e fitores së socialistëvë një flakë e cila duhet të përçohet.

“Në  2017-tën të vetmin premtim që unë bëra ka qënë që hallin tuaj do ta bëj hallin tim, do ta çoj te veshi që dëgjon dhe te porta që hapet. Jam mëse i lumtur sot që këtë stafetë t’ja dorëzoj Damian Gjiknurit sepse dhe një shprehje e vjetër e  imja thotë se tradita nuk është të mbajmë prushin por ta çojmë më tutje flakën që nuk shuhet. Faleminderi që  më besuat dhe më shoqëruat të gjithëve dhe këtë besim kërkoj t’ja trasferoni Damian Gjiknurit, Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, u shpreh Velaj.

Banorët e zonës shprehën mbështetjen e tyre për Gjiknurin, skuadrës socialiste dhe besimin në fitoren e kësaj force politike për një mandat të tretë qeverisës.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën