Fshati Babicë, pjesë e njësisë administrative Qendër, ishte ndalesa e rradhës e Drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri.
Teksa listoi arritjet e qeverisë në dy mandate, Gjiknuri tha se investimet do të shtrihen tanimë në rrjetin e ujësjellësit si dhe riasfaltimin e aksit nga Spitali deri në lidhjen me rrugën e Lumit të Vlorës.
“Në Vlorë janë bërë shumë gjëra në Bashki, në qytet. Qyteti është trasformuar, ju të gjithë jeni dëshmitar se Vlora nuk është më ajo e para 8 viteve. Vlora po trasformohet çdo ditë, me shëtitore të reja, me rrugë të reja, me aeroport të ri, me port të ri turistik, me port të ri tregtar. Pra, Vlora është kthyer në një qëndër të vërtetë të thithjes së investimeve dhe trasformimit të vërtetë. Babica tashmë është lagje Vlore, nuk është fshat në periferi. Arsyeja pse unë e zgjodha njësinë tuaj është pasi edhe pse nuk është arritur të investohen në periferi, tashmë gjatë mandatit të tretë do të filloj të ndihet ndryshimi”, u shpreh Gjiknuri.
Sipas tij, ka probleme të shumta, ka gjëra të trashëguara për 30 vite dhe kërkohet një vëmendje e shtuar.
“Mua më takon si drejtues të shkoj aty ku është më e vështira dhe të jap ndihmesën time për të bërë gjëra edhe më të mira. Disa gjëra këtu janë bërë dhe ju jeni dëshmitar edhe të ndryshimeve që janë bërë këtu për ndriçimin e fshatit, të cilat do të vazhdojnë edhe më tej. Furnizimi me energji në zonë është përmirësuar ndjeshëm, shumë shpejt do të fillojë edhe projekti i ujësjellësit i cili do të zgjidhë problemin edhe në fshatrat tuaja. Dua të jap edhe një lajm të mirë, që dua ta lidh me Edi Ramën dhe pse është e rëndësishmë për ne fitorja. Këto gjëra nuk bëhen vetëm, duan investime, kërkojnë mbështetjen e qeverisë, ndaj me fonde të siguruara nga Kryeministri, do të nisë riasfaltimi i aksit nga Spitali deri në lidhjen me rrugën e lumit të Vlorës”, premtoi Gjiknuri.
I pranishëm në takim deputeti aktual Fate Velaj, e konsideroi frymën e fitores së socialistëvë një flakë e cila duhet të përçohet.
“Në 2017-tën të vetmin premtim që unë bëra ka qënë që hallin tuaj do ta bëj hallin tim, do ta çoj te veshi që dëgjon dhe te porta që hapet. Jam mëse i lumtur sot që këtë stafetë t’ja dorëzoj Damian Gjiknurit sepse dhe një shprehje e vjetër e imja thotë se tradita nuk është të mbajmë prushin por ta çojmë më tutje flakën që nuk shuhet. Faleminderi që më besuat dhe më shoqëruat të gjithëve dhe këtë besim kërkoj t’ja trasferoni Damian Gjiknurit, Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, u shpreh Velaj.
Banorët e zonës shprehën mbështetjen e tyre për Gjiknurin, skuadrës socialiste dhe besimin në fitoren e kësaj force politike për një mandat të tretë qeverisës.
Lajmi kryesor: