Gjiknuri në Elbasan: PS e hapur për të bashkëpunuar! Pas 6 Marsit, opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje pa kthim

Gjiknuri në Elbasan: PS e hapur për të bashkëpunuar! Pas 6 Marsit, opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje pa kthim

Partia Socialiste shprehet e hapur për të bashkëpunuar me opozitën për të çuar përpara reformat në dobi të vendit. Nga Elbasani ku mori pjesë në festimet për Ditën e Verës, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut theksoi se PS ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim.

“Partia Socialiste dhe mazhoranca në përgjithësi ka qenë gjithmonë e hapur. Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ne jemi një parti që kemi ditur të bashkëpunojmë, kemi ditur të ofrojmë kompromise. Ne kemi qenë të parët që kemi thënë hajde të ulemi dhe të ngremë Komisione qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për reformën territoriale”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se pas 6 Marsit opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje, ndërsa po mbahet peng nga drejtuesit e saj. Ai siguroi se qeveria është e gatshme për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj.

“Ju e dini që opozita e sotme është akoma më shumë ‘kuturu’. Pas 6 Marsit ka hyrë në një cikël shkërmoqje, kam frikë se pa kthim. Megjithatë, Partia Socialiste dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar me qëllim që ne të kemi mundësi që të dialogojmë. Është për të keqen e tyre dhe liderëve të tyre, sidomos ata që kanë mbaruar punë me të ardhmen e Shqipërisë, që vazhdojnë ta mbajnë peng atë opozitë dhe praktikisht nuk sjellin atë pranverën që dëgjuan të gjithë shqiptarët për bashkëpunimin për të ardhmen.  Në fund të fundit ka edhe njerëz që këto ditë predikuan për protesta por shikoni edhe vlerat qytetare të  cilët janë me mijëra e mijëra që kanë më shumë besim te e ardhmja, te paqja, te siguria. Mendoj se kjo është përgjigja e masës më të madhe të shqiptarëve. Qeveria është këtu për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkaq, drejtuesi politik i PS, Damian Gjiknuri, uroi shqiptarët për Ditën e Verës që e kthen Elbasanin në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.

“Le të shërbejë kjo festë për një mesazh që ka optimizëm, ka shpresë, ka jetë për t’u jetuar nga të gjithë. Mendoj se ditë më të mira do vijnë për popullin shqiptar, pavarësisht nga vështirësitë që ndodhemi për shkak të sfondit të ngjarjeve ndërkombëtare. Bashkia e Elbasanit ka bërë një organizim të mrekullueshëm këto ditë me koncerte, me aktivitete të ndryshme që nxjerrin në pah vlerat e kësaj treve, por mbi të gjitha edhe për të dhënë mesazhin që jeta është e bukur. Le të shpresojmë për një periudhë më të mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, deklaroi Gjiknuri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen