Gjiknuri në Elbasan: Toleranca fetare pasuri kombëtare, pasuri dhe për vetë BE-në

Gjiknuri në Elbasan: Toleranca fetare pasuri kombëtare, pasuri dhe për vetë BE-në

Toleranca ndaj kulturave të ndryshme ishte ne qendër të diskutimeve të Konferencës së organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar me Universitetin "Aleksandër Xhuvani", ku merrnin pjesë personalitete të njohura të jetës akademike dhe të shoqërisë civile.

Në fjalën përshëndetëse, Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri  deklaroi se harmonia fetare që ekziston në Shqipëri është një pasuri edhe për vetë Bashkimin Europian ku vendi ynë aspiron që të anëtarësohet.

“Kemi gjetur brenda secilës kulturë që përfaqësojmë më të mirën e përbashkët për të promovuar vlerën më të mirë që kanë shqiptarët: tolerancën dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Kjo është një pasuri kombëtare. Edhe për Bashkimin Europian do jetë pasuri kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Pak vende e kanë këtë harmoni. Kjo është një pasuri e krijuar ndër vite përse mos e promovojmë”, tha Gjiknuri.

Ai nënvizoi se shqiptarët e kanë në themel të shpirtit të tyre tolerancën dhe bashkëjetesën, dhe Elbasani e mishëron atë më së miri. “Ku më mirë se Elbasani toleranca është e mishëruar. Jo më kot qendra, që është iniciatore e këtij aktiviteti së bashku me Rektoratin është shembull konkret i hapave të përditshëm drejt mesazhit që duan të dëgjojnë të gjithë njerëzit: toleranca.  Shqipëria është një vend që ka disa fe dhe kjo është vlerë. Ka vende që kanë disa fe dhe janë futur në konflikte sociale duke shkatërruar veten e tyre, breza të tërë me luftëra të pakuptimta. Pse në Shqipëri është e kundërta?! Sepse shqiptarët e kanë në themel të shpirtit të tyre tolerancën dhe bashkëjetesën. Diversiteti është bukuri. Diversiteti fetar, për mendimin tim, është pasuria më e madhe që ka ky vend”, shtoi Gjiknuri.

Duke sjelle në vëmendje daljen simbolike të klerikëve shqiptarë të besimeve të ndryshme në Paris, dhe vizitën e tyre në takimin me Papën, Gjiknuri deklaroi se brenda çdo feje ka mesazhe paqeje dhe progresi që e inspirojnë njeriun të bëjë gjëra të mira për veten dhe vendin e tij. 

“Edhe mes feve të ndryshme ka një princip shumë të rëndësishëm që është: harmonia, bashkëjetesa, triumfi i së mirës. Brenda çdo feje ka mesazhe paqeje, ka mesazhe progresi që e inspirojnë njeriun të bëjë gjëra të mira për veten dhe vendin e tij.  Nuk ka gjë të suksesshme sot në botë pa u bazuar në parimet e mirësisë.  Sot ka shembuj të materializmit, por materia shpesh të korrupton shpirtin. Sa më shumë të shohim filozofinë fetare aq më shumë do të gjejmë inspirim për të mirën e përgjithshme. Kështu e shoh unë tolerancën. Pra, të frymëzohemi nga filiozofia e fesë. Elbasani është një qytet që di të respektojë këdo pavarësisht përkatësisë fetare”, nënvizoi Gjiknuri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur