Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit Politik: Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi, deri të premten sillni propozimet tuaja

Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit Politik: Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi, deri të premten sillni propozimet tuaja

Damian Gjiknuri

Burime për Report Tv thonë se në mbledhjen e Këshillit Politik Damian Gjiknuri u ka thëne palëve të tjera që të sjellin propozimet e tyre, ndërsa ka theksuar se ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. Gjiknuri ka theksuar se s'duhet të humbet kohë në zhvillimin e diskutimeve dhe se kërkesa për të marrë mendimin e ODIHR-it është e çuditshme.

"Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj qe në ditët e ardhshme, deri të premten të sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes se listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohë. Duhet t'i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet. Kërkesa juaj për të kërkuar në ketë faze mendimin e ODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në kundërshtim me rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore. Atëherë nuk donit të pyesnit për ODIHR ndërsa tani qenkeni kujtuar t'i kërkojmë mendim! Ne pranuam atë çka kërkuat ju ne 5 Qershor dhe firmosëm bashkërisht pikërisht për t'ju plotësuar juve kërkesat. Gjithsesi e kemi firmosur atë marrëveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotësisht. Marrëveshja e 14 Janarit thotë se ndërsa negociojmë mbi rekomandimet e ODIHR dhe nuk  biem dakord atëherë i drejtohemi ODIHR. Nuk kemi një rekomandim për listat e hapura dhe as për ndryshimet në kushtetutë nga ODIHR ndaj nuk kemi çfarë opinioni u kërkojmë. Unë ju them se jam i gatshëm që pasi të kemi përmbyllur produktin e reflektimit te ndryshimeve Kushtetuese ne Kodin Zgjedhor, ti themi ODIHR se si e sheh.  Qëndrimi juaj i sotëm synon që të mos zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe thoni hajdeni futemi në zgjedhje me një kod qe bie ndesh me Kushtetutën", tha Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Palët nuk gjejnë dakordësi, vijon ngërçi në Këshillin Politik, Gjiknuri: PD të sjellë propozimet! Bylykbashi: Kërkojmë opinionin e OSBE-ODHIR, PS kundër


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille