Gjiknuri në nënstacionin e ri elektrik të Himarës: Investimi më serioz, ndryshim thelbësor

Gjiknuri në nënstacionin e ri elektrik të Himarës: Investimi më serioz, ndryshim thelbësor

Ministri Damian Gjiknuri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ishte në Bashkinë e Himarës, ku inspektoi punimet e fundit nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik 110/35/20 kV.

Këtu jemi në një nga investimet më serioze që janë bërë vitet e fundit në energjetike në gjithë zonën e bregut. Ndryshimi këtu është thelbësor, pasi mjafton që qytetarët të kujtojnë disa vite para, furnizimi me energji në këtë zonë ka qenë problematik. Këto probleme nuk ekzistojnë më por ne po i paraprijmë zhvillimeve të pritshme turistike për gjithë zonën e bregut.

Ministri Damian Gjiknuri

Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci tha se investimi është pjesë e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman, falë mbështetjes me kredi të butë nga banka kfË.

Duke sqaruar se financimi ka nisur që me ndërtimin e Unazës së Jugut 110 kv, Gradeci sqaroi se “faza e fundit ishin dy nënstacionet, ai i Orikumit dhe Himarës me vlerën 6.3 milion euro. Investimi garanton sigurinë e furnizimit dhe cilësinë e tensionit për të gjithë këtë zonë”.

Ndërkaq, administratori i OSHEE-së Adrian Çela njoftoi se pas këtij investimi nga OST, kompania e shpërndarjes nis në Shtator ndërhyrjen për rrjetin e ri 20 kV që prek gjithë vijën bregdetare.

Kemi arritur të garantojmë një sezon turistik normal për të gjithë pushuesit. Ky është viti i tretë që kemi aplikuar dhe njësitë e gatishmërisë. Pra, skuadra speciale nga qytete të tjera të Shqipërisë alokohen gjatë 3 muajve të sezonit nga Velipoja, përgjatë gjithë vijës bregdetare, Durrës, Shëngjin, Golem, Vlorë deri në Sarandë. Dua të theksoj se ky investim i paraprin një investimi tjetër të madh që do të nisë Operatori i Shpërndarjes për të cilin puna do të nisë në muajin shtator. Është një investim në shifrën rreth 16 milion eurove vetëm për zonën e bregdetit ku është Himara, Dhërmiu, Qeparoi, Vunoi, Livadhja, Jala e Palasa do bëhen 7 fidera të rinj.

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë