Gjiknuri në Vlorë: PD në 8 vjet bëri 2700 legalizime, PS bëri 16 mijë të tilla! Rikualifikimi i aksit Bunavia-Llakatund prioritet për mandatit e 3-të

Gjiknuri në Vlorë: PD në 8 vjet bëri 2700 legalizime, PS bëri 16 mijë të tilla! Rikualifikimi i aksit Bunavia-Llakatund prioritet për mandatit e 3-të

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri tha se ai do të jetë një zë i fortë për zonat rurale në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit për të kërkuar vazhdimisht investime. Gjatë takimit me banorët e fshatit Kërkovë, Gjiknuri tha se në 8 vite të Partisë Demokratike u bënë vetëm 2700 legalizime ndërsa në qeverisjen e Partisë Socialiste janë rreth 16,000 legalizime dhe dokumente pronësie.

“Zgjodha të jem pjesë e listës së Partisë Socialiste duke mbuluar zonën tuaj me qëllim për të nxitur më shumë investime, të kem më shumë akses në vendimmarrje dhe kryesorja të zgjidh problemet tuaja kryesore. Të gjitha investimet që po realizohen nga Kryeministri Rama pa diskutim që do të materializohen në të tjera investime, me qëllim që të rritet standardi i jetesës edhe në zonën tuaj. Ju jeni të vetëdijshëm që nëse do të krahasojmë Partinë Demokratike me Partinë Socialiste, PD-ja e ka vërtetuar që jo vetëm nuk do t’ia dijë për zonat rurale por la në mjerim e në harresë edhe qytetin e Vlorës. Që të vijojmë punët e nisura ju duhet të mendoni në radhë të parë për veten dhe për fëmijët tuaj. Mbështetja ndaj Partisë Socialiste është siguri për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Gjatë qeverisjes së PD u bënë vetëm 2700 legalizime ndërsa në dy mandate të PS janë rreth 16,000 legalizime dhe dokumente pronësie të dhëna”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri foli dhe për projektet infrastrukturore ku tha se rikualifikim i aksit rrugor nga Bunavia në Llakatund do të jetë një investim prioritar gjatë mandatit të tretë.

“Projekti i paraqitur nga nënkryetari i bashkisë për rikualifikim të aksit rrugor që nis nga Bunavia e del në Llakatund duke e lidhur zonën me rrugën nacionale, do të jetë investimi prioritar për mandatin e tretë qeverisës, i cili jo vetëm do të lehtësojë juve në përditshmërinë tuaj, por do t’i japë potencial zhvillimi zonës. Ashtu siç i dhamë zgjidhje problemeve të energjisë elektrike për instalimit të rrjetit elektrik në këtë mandat të tretë do të fokusohemi në rehabilitimin infrastrukturor të zonës. Këto nuk janë premtime, pasi ndryshe nga kundërshtarët tanë politik, ne e kemi faktuar me punë konkrete se gjithçka që premtojmë e bëjmë realitet”, theksoi Gjiknuri.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen