Gjiknuri nis turin si Sekretar i Përgjithshëm i PS, ndalet në Fier! Prezantohet Balla si drejtues qarku: Gramoz Ruçi, i pazëvendësueshëm

Damian Gjiknuri, si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së ka nisur turin në të gjithë qarqet, ku do të bëhet një riorganizim i strukturave organizative të kësaj partie. Gjiknuri u ndal sot në Fier ku prezantoi Taulant Ballën si drejtues qarku, i cili zëvendëson Gramoz Ruçin, pasi ky i fundit u tërhoq nga politika. Në fjalën e tij pas mbarimit të takimit, Balla tha se Gramoz Ruçi është i pazëvendësueshëm.

Gjiknuri sqaroi se riorganizimi do të bëhet në bazë të një analize të rezultateve elektorale. Ndalur këtu, Gjiknuri tha se Fieri nuk pati rezultatin që PS priste në zgjedhje, duke shtuar se do të bëhet një analizë e thellë për të korrigjuar gabimet e bëra.

"Pas vendimeve të fundit të Kongresit dhe riorganizimit të Kryesisë së re të PS, unë si Sekretar i Përgjithshëm kam filluar një tur për të prezantuar të deleguarit e rinj dhe për të filluar punën e reformimit organizativ të PS që të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.  Këtu në qarkun e Fierit rezultatet mund të kishin qen ëmë të mira, ka një analiza për t'u bërë dhe për të përmirësuar gabimet. takimi është i karakterit organizativ dhe prezantues. Në të gjithë Shqipërinë do të ketë riorganizim të strukturave, gjithnjë në funksion të analizës dhe rezultateve elektorale. Fieri nuk pati rezultatin që ne prisnim dhe këtu ka në analizë të thellë për t'u bërë, ka gjëra që duhen riparë", tha Gjiknuri.

Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarë të asamblesë të PS Qarkut  Fier, Kryetar të 6 Bashkive dhe 9 deputet të PS Fier.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 16/09/2021 02:31

    Mbas turit, peshojeni se do dala nja 20 qillo me teper. Vjeshte hesapi, djath do a, mosh ne hell, eh cbehet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës