TIRANE - Qeveria nuk do të privatizojë kompaninë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të paktën për këtë vit. Kështu është shprehur Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku është diskutuar projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.
I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati, Ministri Gjiknuri nënvizoi faktin se OSHEE nuk do të privatizohet këtë vit, ndërsa shtoi se deri në vitin e ardhshëm të gjithë klientët do të jenë të pajisur me matësat e rinj të energjisë elektrike.
“Nuk do të ketë privatizim të OSHEE brenda këtij viti. Dhe deri në vitin që vjen çdo klient do të jene të plotësuar me matësat e rinj.” tha Gjiknuri
Sa i përket të ardhurave nga sektori i energjisë, Ministri u shpreh se qeveria falë masave të marra ka mundur të arkëtojë në 2014, rreth 100 milionë dollarë më shumë të ardhura se në vitet e mëparshme.
Gjiknuri u shpreh se qeveria i qëndron parashikimeve për shlyerjen e detyrimeve për HEC-et, duke shtuar se deri më tani janë shlyer 65% e detyrimeve. Po ashtu Gjiknuri është shprehur se parashikohet edhe reduktimi me 5% i humbjeve.
“Kemi arkëtuar 100 milion dollarë më shumë se vitet e mëparshme. E ka bërë sektorin më të fortë. Ndërsa në krahasim me 2012, 250 milionë dollarë. Për HEC-et e vogla kemi shlyer 65% të detyrimeve. Dhe brenda vitit do japim detyrimet si ishte parashikuar. Do reduktojmë dukshëm humbjet me 5% .” u shpreh Gjiknuri
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com