Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi të premten se ligji për sektorin e energjisë elektrike krijon platformën e duhur për të implementuar të gjithë reformat aq të rëndësishme në këtë sektor për vendin tonë. Ministri Gjinuri i pyetur nga mediat mbi nenin që ka ngjallur debate dje në Kuvend e që ka të bëjë me barrën hipotekore mbi banesat, tha se fatura e energjisë elektrike është titull ekzekutiv.
"Fatura e energjisë është titull ekzekutiv dhe titujt ekzekutiv kanë mënyra se si ekzekutohen, përfshirë edhe vendosjen e barrës hipotekore. Ky ligj, parashikon thjeshtimin e një hallke që nuk e përjashton rishikimin gjyqësor, as nuk i përjashton procedurat përmbarimore. Ju e dini shumë mirë se fatura si titull ekzekutiv është vendosur shumë vite më parë, nuk është vendosur tani. Ka qenë titull ekzekutiv dhe do të jetë", deklaroi Gjinuri
Sipas tij, ka shumë konsumatorë të cilët marrin një pronë dhe e kanë me detyrime të mëdha nga të tjerët, detyrime nga mospagesa e energjisë dhe aktualisht kanë problem për lidhjen e energjisë. "Dikush duhet ta paguaj këtë. Ky lloj parashikimi, për mendimin tim do të sjellë një normim më të mirë edhe në tregun e pasurive të patundshme, pasi do të detyrojë pronarët të jenë më të kujdesshëm me pronën e tyre", theksoi Gjiknuri. "Nuk është normale që do të marrësh para nga prona e shitur, por nuk do të paguash detyrimet që ke ndaj utiliteteve siç është energjia elektrike", tha ai. Deklarata e ministrit u bë sot pas forumit ekonomik Shqipëri-Estoni që u mbajt në Tiranë./atsh/
/Shqiptarja.com