Pas investimeve të kryera në qytetin e Vlorës nga qeveria dhe pushteti vendor, drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri gjatë një interviste për Report Tv, shprehet se në mandtin e 3-të investimet do të shtrihen në zonat ruale. Për sa i përket mandateve, Gjiknuri shprehet se partia me të cilën ai kandidon nuk i diskuton 8-të mandate në qytetin bregdetar, madje ata synojnë edhe të 9, të cilin pretendon ta marrin nga komuniteti çam, pasi kandidatja është nga ky komunitet.
Gjiknuri ka komentuar edhe kandidatët për deputet nga kampet kundërshtare. Ai thotë se të gjithë kandidatët e PD-së në hapësirën fituese nuk kanë lidhje me Vlorën dhe nuk garantojnë transformimin e qarkut. Për sa i përket LSI, Gjiknuri thotë se nuk ka asnjë shans në Vlorë.
Gjiknuri ka hedhur poshtë edhe komentet se Dritan Leli është përjashtuar nga Partia Socialiste pas refuzimit të kandidurës si deputet. Ai thotë se të gjitha këto stisen nga kundërshtarët politik.
Intervista e plotë me Damian Gjiknurin
Gazetari: Drejtoni fushatën e Partisë Socialiste në Vlorë dhe kërkoni një mandat të tretë qeverisës. Çfarë mund të bëni ju më shumë në këtë qark pas 8 vitesh?
Damian Gjiknuri: Pas 8 vitesh ne do të kurorëzojmë projektin tashmë të nisur që është në mes të rrugës, që është transformimi tërësisht i qarkut të Vlorës, si një nga polet më të rëndësishme ekonomike të zhvillimit dhe të thithjeve të investimeve në turizëm. Ky është një projekt ekonomiko-politik i qeverisë Rama për ta transformuar këtë qark. Veprat e bëra flasin vetë. Të gjithë investimet, qoftë nga shëtitorja më e madhe e Mesdheut që do të shtrihet nga Vlora në Orikum, qoftë rruga e lumit të Vlorës që pritet të përfundojë vitin tjetër, qoftë tuneli i Llogorasë, qoftë aeroporti i Vlorës dhe të gjitha veprat e tjera të ujësjellës-kanalizimit në të gjithë qarkun e Vlorës do ta bëjnë një nga platformat më të rëndësishme të thithjes së investimeve. Ne këtë projekt e kemi në mes dhe prandaj duam ta përfundojmë. Ndaj ju kërkojmë qytetarëve mbështetje që në 4-vjeçarin tjetër ta transformojmë të gjithë qarkun, përfshirë edhe zonat rurale që mbase kanë parë më pak investime, pasi në këto mandate të para investimet u përqendruan më tepër në qendrat urbane.
Gazetari: Kreu i Partisë Socialiste renditet i teti në listë. Pra ju synoni të merrni tetë mandate në Vlorë. A rrezikon që të mbetet jashtë parlamentit?
Damian Gjiknuri: Tetë mandate ne nuk i diskutojmë në Vlorë. Edi Rama dhe unë kemi vendosur që ta vendosim veten tek kufiri bazë i objektivit të rezultatit që është tetë mandate. Natyrshëm që kjo nuk vendoset në diskutim. Këtë e tregojnë dhe sondazhet e përditshme. Takimet e përditshme dhe mbështetja e qytetarëve vlonjat. Nga ana tjetër ne si objektiv që patjetër do punë dhe mund kemi marrjen e mandatit të nëntë, pasi kemi qenë shumë afër në vitin 2017. Tashëm vë re një tkurrje të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka humbur tërësisht terren dhe nuk frymëzon më askënd. Përkundrazi që vetëm ndjell mesazhe dhune dhe urrejtje që dihet se nga vijnë. Nga ana tjetër qytetarët vlonjat po shikojnë përditë rritjen e përfaqësimit dhe pse jo nëpërmjet një kandidateje që ne e kemi të nëntën nga komuniteti Çam. Një komunitet që mbase nuk kanë votuar për Partinë Socialiste. Por tashmë kanë një mundësi reale që një pjesë të votave t'i çojnë për vajzën e tyre dhe të kenë përfaqësim brenda ekipit të larmishëm të Partisë Socialiste.
Gazetari: Jeni shprehur në fushatë se keni listë fituese, por u dorëhoq Alket Hysenaj. Gjithashtu refuzoi të kandidonte edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Në media qarkulloi lajmi se Dritan Leli nuk është më pjesë e Partisë Socialiste në Vlorë. A keni një koment për këtë?
Gjiknuri: Dritan Leli refuzoi që të kandidonte. Kjo është një çështje që nuk ka pse të trajtohet. Nuk është më pjesë e fushatës. Ne tashmë jemi të fokusuar në fushatë. Dritan Leli nuk është përjashtuar nga Partia Socialiste. Nuk është fare e vërtetë. Ne jemi një ekip që kemi në fokus zgjedhjet e 25 prillit. Nuk duam që të merremi me këto debate që më shumë stisen nga kundërshtarët se sa janë reale.
Gazetari: Megjithatë, zoti Leli ka munguar në fushatat elektorale. A është kjo një disfavor për të marrë sa më shumë vota, apo mendon se nuk do të ndikojë?
Gjiknuri: Mendoj që kjo është një çështje e ezauruar. Ne jemi një ekip i gjithi në terren. Prezenca e njërit apo tjetrit, ose mos prezenca nuk ndikon në rezultatin elektoral të Partisë Socialiste.
Gazetari: Në kampin kundërshtar duket se listat sollën trazira dhe përplasje. Çfarë mendoni për kandidatët e së djathtës dhe LSI-së?
Gjiknuri: Unë nuk dua të merrem me përshkrime personale, por të gjithë kandidatët në hapësirën fituese nuk kanë lidhje me Vlorën. Nuk banojnë në Vlorë. Po të shikojmë, lista jonë është më e harmonizuar. Ata nuk e dëgjojnë zërin e bazës edhe kur janë në opozitë, imagjino po të jenë në pushtet. Mesazhi është i qartë. E dinë edhe qytetarët vlonjat. Listat e kundërshtarëve janë për tu bërë disa deputet nga Vlora se sa lista që garantojnë transformimin e qarkut apo që problemet e vlonjateve të jenë pjesë e zgjidhjeve. Partia Demokratike nuk e ka llogarit Vlorën. Nuk e ka pasur ndonjëherë. Trashëgimia e Partisë Demokratike në Vlorë është më e zeza dhe nuk besoj se qytetarët do ti rikthehen sërish asaj. Për sa i përket LSI, ajo për mua nuk përfaqëson asgjë në Vlorë. Nuk ka asnjë mesazh politik, asnjë filozofi. Thjesht ka ardhur dikush që kërkon të bëhet deputet, por nuk ka asnjë shans kësaj radhe.
Gazetari: Zoti Gjiknuri, ju keni zhvilluar takime elektorale në një kohe pandemie. Sa e vështirë është kjo për të bindur popullin për një mandat të tretë, për të dalë në votime?
Gjiknuri: Padyshim që fushata bëhet më e vështirë në kohë pandemie, por nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mjeteve të tjera të komunikimit, por dhe takimeve të vogla në natyrë kemi komunikuar. Por mendoj se një pjesë e mesazhit është përçuar, pasi punët flasin vetë.
Gazetari: Keni shprehur në takimet elektorale se mandati i tretë do të jetë për zonat rurale. Çfarë plani konkret ka Partia Socialiste apo qeveria për fshatrat?
Gjiknuri: Patjetër që do të mbyllim të gjithë infrastrukturën rrugore në fshatra. Përfshirë edhe lotin Peshkëpi-Selenicë. Tashmë është në proces tenderimi dhe me datën 23 mars hapen ofertat dhe jam i bindur se brenda pak javësh fillojë punimet. Kemi në plane për lidhjen e rrugës nacionale nëpërmjet urës së Poçemit dhe përshkrimin e gjithë krahinës Vllahinë dhe lidhjes me rrugën e lumit të Vlorës. Projekte të rëndësishme për sa i përket vaditjes, kanaleve kulluese dhe ujsjellsave. Tashmë në Vlorë jemi duke investuar një pjesë të mirë të programit të ujësjellsave, ku prekim njësinë Novoselë dhe ish-komunën qendër. Kemi dhe projekte të tjera për ujsjellsat e fshatrave dhe pse jo për gjithë jetët e bonifikimit të ujitjes në Vlorë. Dhe programi i Partisë Socialiste në bujqësi që është heqja e akcizës për naftën apo subvencionimet për krerët e kafshëve shtëpiake do të jetë akoma më masiv. Dhe grandet e qeverisë për agro-biznesin do të shtohen. Kjo është një garanci që vjen, pasi edhe buxheti pas kalimit të kësaj pandemi do të jetë akoma më i shëndoshë. Natyrshëm mbështetja e Bashkimit Europian do të jetë akoma më e qëndrueshme, ku buqit dhe fermerët do përfitojnë.
Gazetarti: A mund të na renditni tre nga projektet kryesore për qarkun e Vlorës në tërësi nëse do ta fitoni mandatin e tretë? Dhe si do ta ndihmoni rimëkëmbjen e turizmit dhe ekonomisë së goditur nga pandemia?
Gjiknuri: Vlora nuk ka tre, por mbi 13 projekte të rëndësishme (qesh), të them të drejtën. Prandaj thash është projekti ekonomiko-politik për ta transformuar Vlorën. Është një bast i rëndësishëm i Edi Ramës. Prandaj dhe vlonjatet kanë një arsye për të votuar në mënyrë masive për PS-në, pasi kanë një shans historik që nuk e kanë pasur asnjëherë. Imagjinoni Vlorën me një aeroport. Imagjinoni Vlorën me një shëtitore më të madhen në Mesdhe. Imagjinoni një Vlorë me të gjithë rrjetin e kanalizimeve të rregulluar. Imagjinoni bregdetin Shqiptar të lidhur me tunelin e Llogarasë. Mjafton të bëhet kjo infrastrukturë që do realizohet mandatin tjetër, Vlora do ketë një të ardhme super të garantuar. Mos të them që porti i Marinës dhe porti i ri tregtar që do jetë në Triport. Pikërisht, prandaj e duam edhe një mandat të tretë që të bëjmë infrastrukturën e nevojshme. Natyrshëm Vlora do të jetë e lakmuar jo vetëm për Shqiptarët dhe të huajt.
Gazetari: Zoti Gjiknuri, disa nga projektet kanë nisur dhe janë në poçes mbyllje. Por peng u fushatave mbetet ende aeroporti. Kur pritet që të nise konkretisht dhe a do të ketë një zhgënjim për banorët sepse ka pasur gjithmonë anulim të tenderit.
Gjiknuri: Tashmë nuk do të ketë një anulim. Kemi një negocim të kontratës. Do të thotë se kemi një investitor potencial. Kemi dhe garanci financiare për mbështetje nga qeveria. E rëndësishme që kjo infrastrukturë do të zhvillohet dhe do të ketë impakt të madh ekonomik. Mandati i tretë do jetë mandati ku aeroporti do të jetë funksional.
Gazetari: Ndonjë program fushate?
Gjiknuri: Nuk ka rëndësi çështja. Dikush mund ta quaje dhe përfitim për fushate. E vërteta është sedo kapitalizojmë politikisht tek këto vepra. Ata që kërkojnë të vijnë në pushtet nuk i kanë pasur fare këto projekte për Vlorën.
Gazetari: Si ndahen mandatet e Vlorës në këto zgjedhje?
Gjiknuri: Minimalisht tetë dhe maksimalisht 9 për Partinë Socialiste. Tre të tjerët le ti ndajnë ato që janë.
Ramen do e votojne edhe ne vlore edhe ne durres por pas votimeve do te iki nga vlora dhe do te zgjedhi te jete deputet vetem i durrsit. Mbajeni mend kete gje.
PërgjigjuKeni per ta par se shume shtruar e keni mar me keto mandatet po po moret 6 jeni te paret
PërgjigjuIk o Damian vidh ndonjë votë!
PërgjigjuVlora tashme eshte bere Perla e Ballkanit.PS 10 mandate PD 2.
PërgjigjuK... keni per te mar sa te keni plerat e doganes dhe zare burin ne krye sa ka ne rradhet tuaj qe jan me ju por vota do te vej kunder keni per ta par
Me te gjatin do marresh me Selenice ti dhe ai kokrrjepuri nga Armeni
Përgjigjuna i bere selenicen 1 milion.po ik o rote se dhe ne selemic do fitoj
Rama ka fjalen e dhene por Damjani ka punuar shume per vloren kete s’e mohon askush prandaj voten e meriton , bravo Damian politikan i zoti, jurist i shkelqyer, Organizator e Administrator i afte .
PërgjigjuDamian duhet te lidhni me rrugen e lumit gjithe fshatrat e lumit te vlores sikunder e keni thene ne fillim , bejeni dhe votat i meritoni.
PërgjigjuDamjan ti fluturon mesaduket me presh ne b.,,, vetem per partinsocjaliste votojne gjithe Vlonjatet? Mesaduket vlora dotjuabeje 8 teshin nen rrogoze.Nerase humbet PS ne vlore ti je pergjegjesi kryesore.Vlonjatet nerase votojne per ramen se pertybdhe disa si ti qe fryhen e cfryhen si kokoshi ne majt te pleneve PS shkon ne opozite.
PërgjigjuNe themi 11 ky na tregon 9
Përgjigju