Ekskluzive/ Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID të skaduara vetëm për diasporën, në Shqipëri rinovim! PS refuzon votën me dokumente të huaja

TIRANE- Qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e kartave dhe pasaportave vetëm për shqiptarët e diasporës, duke lejuar që ata të votojnë përmes postës edhe me dokumente të skaduara. Damian Gjiknuri, tha për Report TV, se kjo nuk do të lejohet për zgjedhësit këtu në Shqipëri.

“Nuk është logjike që Kodi Zgjedhor të flasë për vlefshmërinë e kartave të identitetit, pasi mund të shtyhet me të njëjtin akt që është miratuar, nuk mund të përzihen ligje që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ne e kemi vullnetin dhe do të bëhet fakt. Qeveria do të shtyjë përmes një akti normativ vlefshmërinë e të gjitha kartave apo pasaportave shqiptare që kanë skaduar për të gjithë ata zgjedhës jashtë vendit që janë regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë. Nuk do të vlejë për zgjedhësit këtu në Shqipëri, sepse këta e kanë pasur të gjithë mundësinë. Është shtyrë disa herë dhe e kanë bërë dhe pak mund të kenë ngelur pa i marrë. Sa herë ka shtyrje të tilla, ke edhe kritika nga institucionet partnere dhe Bashkimi Evropian.”

Në këtë mënyrë, PS refuzon një kërkesë të opozitës, e cila dëshiron që kjo shtyrje të vlejë për të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, dhe të sanksionohet në Kodin Zgjedhor vetëm për këto zgjedhje, dhe jo me akt normativ.

Njëherësh, PS refuzon edhe një kërkesë të fundit që ka bërë Partia Demokratike, për të votuar edhe ata shqiptarë që nuk kanë fare dokumente shqiptare.

“Pse u kujtuan tani një muaj përpara zgjedhjeve? Dhe që është edhe gjëja më qesharake. Mbaruan këtu 2 milionë votues jashtë vendit, u regjistruan të gjithë ata e na ngeli problemi tek ku numri i vogël që nuk kanë pasur asnjë dokument shqiptar? As të skaduar? Po t’i vesh të gjitha këto në peshore, është një kërkesë absurde, që e para është e pazbatueshme teknikisht, krijon probleme me sistemin, dhe hap siparin (dhe këtu e kam merakun më shumë si alibi) që nesër të ketë pretendime për manipulime me votues fiktivë. Se jam i bindur që po kjo opozitë që do të humbasë prapë zgjedhjet, do dalë e do thotë u manipulua sistemi, u futën njerëz që s’janë, duke e bërë pis procesin.”

Për Sekretarin për çështjet zgjedhore në PS, këto kërkesa të PD-së, janë jashtë marrëveshjes që u arrit në KQZ, ku palët ranë dakord të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, për të lejuar shtetin të paguajë të gjitha kostot e postës për votën e emigrantëve, për të prodhuar më shpejt fletët e votimit duke afruar afatet për dorëzimin e kandidatëve, si dhe të numërohen votat e diasporës nga komisionerë partiakë, duke kënaqur opozitën.

S.G/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I mbijetoi sulmit të 7 Tetorit, kush është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në ‘Eurovision’

I mbijetoi sulmit të 7 Tetorit, kush është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në ‘Eurovision’