EKSKLUZIVE/ Report TV brenda zyrës ku po përpunohen të dhënat e diasporës

TIRANE- Report TV ka mundur të hyjë përmes një autorizimi të posaçëm brenda sallës së sigurisë së veçantë në KQZ, aty ku po përpunohet kërkesat e dhjetëra-mijëra shqiptarëve në diasporë, të cilët po kërkojnë të votojnë nga jashtë.

Në këtë zyrë, 40 operatorë, në 4 turne të ndryshme ju kanë dhënë deri tani përgjigje 90 % të aplikimeve. Gazetarja Esiona Konomi bisedoi me një prej operatorëve të KQZ,-së, Redion Lila, i cili përpunoi live 3 kërkesa, duke refuzuar dy, e duke pranuar një tjetër.  Report TV ka mbuluar të dhënat personale të votuesve, për t’i mbrojtur ato, por tipologjitë janë këto.

Rasti i parë
Aplikimi ka ardhur nga Gjermania. Votuesja ka përdorur për tu identifikuar një kartë shqiptare. Të dhënat e saj të identitetit përputhen me ato të gjendjes civile në Shqipëri. Operatori Redion Lila verifikon dokumentin tjetër, atë me të cilin zgjedhësja ka vendosur të provojë se banon në atë adresë që ka deklaruar në sistem.

Qytetarja ka përdorur një patentë gjermane, sepse në rastin e këtij shteti, ky dokument e përmban adresën. Adresa është e shkruar në faqen e pasme të patentës, dhe në mënyrë korrekte, zonja ka fotografuar dhe dërguar në sistem pikërisht këtë faqe.

Në këtë rast, adresa e deklaruar dhe ajo në dokument përputhen, ndaj operatori e pranon atë, dhe zgjedhësja njoftohet me një mesazh, se aplikimi i saj u pranua me sukses.

Rasti i dytë
Është një kërkesë e ardhur nga Italia. Zgjedhësi nuk ka probleme me identifikimin. Por ai ka zgjedhur të vërtetojë adresën duke fotografuar faqen e parë të kartës së identitetit të lëshuar nga shteti Italian.

“Është një nga gabimet që bëhet masivisht nga shqiptarët në Itali, pavarësisht shpjegimeve që ne japim. Kjo kartë italiane e ka adresën, por e ka nga faqja e pasme. Duhet të na ngarkoni një fotografi nga ajo anë”,-shpjegon Lila.

Ai e refuzon këtë kërkesë, duke i dërguar mesazh aplikantit se ai mund të riaplikojë.

“Për ta parë arsyen e plotë të refuzimit, pra, se çfarë ka bërë gabim, zgjedhësi duhet të hyjë në llogarinë e tij në PER dhe të shohë arsyetimin e plotë”,-shpjegon Redion Lila për Report TV.

Rasti i tretë
Aplikimi ka ardhur nga Gjermania. Nuk ka probleme me dokumentet shqiptare të identifikimit. Zgjedhësi ka ngarkuar si dokument për të provuar adresën që ka deklaruar, një patentë shqiptare.

“E para, patenta shqiptare nuk e përmban adresën. E dyta, në asnjë rast një dokument i lëshuar nga shteti shqiptar nuk mund të jetë provë për adresën e banimit në një vend të huaj. Vini re, duhet të ngarkohen vetëm dokumente që e kanë adresën të shënuar bashkë me emrin tuaj. Ne nuk jemi të interesuar të dimë nëse ju keni një patentë, një shtëpi apo një llogari bankare. Ne duam të dimë nëse ju keni një dokument që e provon adresën tuaj,”-thekson zyrtari i KQZ.

Ai e refuzon kërkesën që ka ardhur në këtë rast, duke i dërguar zgjedhësit në Gjermani një mesazh automatik se dokumenti i ngarkuar nuk e provon adresën e deklaruar.

Operatori tregon se ka shumë aplikime çdo ditë por është vënë re që shqiptarët e diasporës kur u refuzohet kërkesa riaplikojnë duke saktësuar adresën. 

Deri më 22 janar, numri i aplikimeve nga diaspora që duan të votojnë përmes postës, i kaloi 54 mijë kërkesa. KQZ  përpunoi gati 90 % të tyre, dhe gjatë këtij procesi, refuzoi më shumë se 17 mijë kërkesa, ose 1 në 3 individë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?

Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?