Gjiknuri propozon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në 17:00, i pranishëm dhe Rama

Gjiknuri propozon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në 17:00, i pranishëm dhe Rama

Pas mbledhjes me opozitën parlamentare ku u arrit marrëveshja për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjes së listave, Damian Gjiknuri propozon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 17:00. I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë dhe kryeministri Rama, i cili tha pas mbledhjes së sotme me opozitën parlamentare se është i gatshëm të marrë pjesë që nesër në Këshillin Politik pa humbur kohë.

Tani pritet nëse PD do të pranojë apo jo të marrë pjesë në Këshillin Politik për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese, pas marrjes së datës se më 23 korrik do të votohet marrëveshja e 5 qershorit.

Njoftimi i plotë i Damian Gjiknurit

Sikurse është bërë e ditur publikisht, më lejoni që të ju konfirmoj se Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar në mbledhjen e sotme (e martë 21 Korrik) projektligjin për amendime në Kodin Zgjedhor, sipas dokumentit të dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik. Gjithashtu, ju informoj se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka firmosur mbrëmjen e sotme një marrëveshje me përfaqësuesit e grupeve të opozitës parlamentare (Grupi Demokrat; Grupi Demokraci dhe Drejtësi; Grupi i Pavarur) ku dakordësohet mes palëve mbështetja për kalimin në seancën parlamentare të datës 23 Korrik të projektligjit për amendimet në Kodin Zgjedhor, dokument që mori sot mbështetjen nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Marrëveshja e cituar më sipër ndodhet bashkëlidhur në këtë e-mail për dijeninë tuaj. Duke marrë në konsideratë faktin se tanimë është përcaktuar seanca për miratimin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, ashtu sikurse ju keni patur kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e opozitës parlamentare të miratuara tashmë në Këshillin e Mandateve dhe Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për sanksionimin e listave të hapura;propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesermë ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Në pritje të përgjigjes, Damian Gjiknuri


Lajmi kryesor:

Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja