Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë

Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjen e listave duke e firmosur atë live. Report TV siguroi më herët draftin e plotë të marrëveshjes politike mes PS-së dhe 3 kryetarëve të grupeve parlamentare, Myslim Murrizit, Edmond Stojkut dhe Nimet Musait.

Megjithatë në marrëveshjen e firmosur Myslim Murrizi ka lënë një shënim ku shkruan se nuk është dakord me votimin e marrëveshjes së 5 qershorit duke mos ndërruar qëndrim se nuk e njeh atë pakt.

Përtej kundërshtimit të Murrizit, grupet e tjera parlamentare thanë se ranë dakord që marrëveshja e 5 qershorit e arritur në Këshillin Politik do të votohet më 23 korrik, që vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu të dy palët nuk janë tërhequr nga hapja e listave që sjellin dhe ndryshime kushtetuese dhe në marrëveshjen e firmosur do të miratohet në Kuvend më 30 korrik 2020 në mbyllje të sesionit parlamentar. Të dyja palët angazhohen për të nxitur dhe mbështetur dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për ndryshimet kushtetuese.

Në lidhje me hapjen e listave, Rama i bëri thirrje Bashës që të mos bëj gabimet e të shkruarës dhe të ulet në tryezë e të diskutohen e miratohen me konsensus të gjitha ndryshimet kushtetuese që kërkohen. Ai tha se është gati që nesër që të mblidhet Këshilli Politik, pasi nuk ka më kohë për të humbur, ndërsa theksoi se PD e arriti kërkesën e saj, që ka një datë për miratimin e paktit të 5 qershorit dhe nuk ka më arsye të kundërshtojë tryezat politike.

Kjo marrëveshje u arrit gjatë mbledhjes që zgjati 60 minuta mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitën parlamentare në Kryesinë e Kuvendit dhe firmosja e saj u bë live për mediat, pasi drafti u lexua nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në takim ishte e pranishme dhe Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Damian Gjiknuri propozoi mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 17:00, ku i pranishëm në këtë mbledhje do të jetë dhe kryeministri Rama. Ndërsa PD e quajti aktin e sotëm si plan diabolik të Ramës që mund të sjellë pasoja për stabilitetin e vendit.

Ditën e sotme, Komisioni i ligjeve miratoi pa asnjë ndryshim amendimet në Kodin Elektoral sipas marrëveshjes së arritur nga Këshilli Politik në datën 5 Qershor, ku deputetët e opozitës votuan kundër.

Foto nga takimi

Kjo dakordësi duhet thënë se vjen vetëm disa orë pas takimit që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi më kryeministrin Edi Rama. Në takim sipas burimeve të Report Tv, Yuri Kim i ka theksuar kryeministrit Rama "pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA-së në lidhje me marrëveshjen e 5 Qershorit të Këshillit Politik".

Yuri Kim, por dhe partnerët e BE kanë deklaruar disa herë se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të cenohet dhe kalojë siç është dakordësuar mes palëve.

Marrëveshja e firmosur

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Bylykbashi: Rama është pakt vrasës! Akti i sotëm zhbën 5 qershorin

Oerd Bylykbashi tha se Rama është një pakt vrasës që nuk është në gjendje të respektojë asnjë marrëveshje. Pakti i sotëm mes PS dhe opozitës parlamentare, për Bylykbashin është një 'karagjozatë' që zhbën 5 qershorin duke thënë me ironi se vetëm Rama mund të bëjë një marrëveshje për të prishur një tjetër.

"Pakt-vrasësi! Vetëm Edi Rama është i aftë që të bëjë një marrëveshje për të prishur një marrëveshje tjetër. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe këtë e bëri fakt sot më 21 korrik me atë karagjozatën që e shiti për marrëveshje. Mos harroni! 21 korriku është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën që u shkel nga Edi Rama menjëherë pas miratimit te saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektojë shprehjen antike romake "Pacta sunt servanda" (Paktet zbatohen)", shkruan Bylykbashi.

Ora 22:10
Opozita e Bashkuar: Akti i sotëm plan diabolik i Ramës! Pasoja për stabilitetin e vendit

Opozita e Bashkuar ka reaguar për marrëveshjen e firmosur mes PS dhe opozitës parlamentare për votimin e 5 qershorit më 23 korrik dhe listat e hapura më 30 korrik si lojë tinëzare dhe dinake që po bën Rama. Ajo kërcënon se kjo lojë e rrezikshme mund të sjellë destabilizimin e vendit.

Opozita jashtëparlamentare thotë se miratimi fasadë i 5 qershorit më 23 korrik për të vënë në lojë SHBA dhe BE dhe më pas zhbërja e saj një javë më pas për ndalimin e koalicioneve është plani diabolik i Edi Ramës.

Ndërsa në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 17:00 nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Njoftimi i plotë i Opozitës së Bashkuar

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njëanshme kushtetuese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor.

Edi Rama gënjen, kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës, e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor.

Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Ky akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

Ora 21:39
Gjiknuri propozon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në 17:00, i pranishëm dhe Rama

Pas mbledhjes me opozitën parlamentare ku u arrit marrëveshja për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjes së listave, Damian Gjiknuri propozon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 17:00. I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë dhe kryeministri Rama, i cili tha pas mbledhjes së sotme me opozitën parlamentare se është i gatshëm të marrë pjesë që nesër në Këshillin Politik pa humbur kohë.

Tani pritet nëse PD do të pranojë apo jo të marrë pjesë në Këshillin Politik për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese, pas marrjes së datës se më 23 korrik do të votohet marrëveshja e 5 qershorit.

Njoftimi i plotë i Damian Gjiknurit

Sikurse është bërë e ditur publikisht, më lejoni që të ju konfirmoj se Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar në mbledhjen e sotme (e martë 21 Korrik) projektligjin për amendime në Kodin Zgjedhor, sipas dokumentit të dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik. Gjithashtu, ju informoj se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka firmosur mbrëmjen e sotme një marrëveshje me përfaqësuesit e grupeve të opozitës parlamentare (Grupi Demokrat; Grupi Demokraci dhe Drejtësi; Grupi i Pavarur) ku dakordësohet mes palëve mbështetja për kalimin në seancën parlamentare të datës 23 Korrik të projektligjit për amendimet në Kodin Zgjedhor, dokument që mori sot mbështetjen nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Marrëveshja e cituar më sipër ndodhet bashkëlidhur në këtë e-mail për dijeninë tuaj. Duke marrë në konsideratë faktin se tanimë është përcaktuar seanca për miratimin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, ashtu sikurse ju keni patur kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e opozitës parlamentare të miratuara tashmë në Këshillin e Mandateve dhe Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për sanksionimin e listave të hapura;propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesermë ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Në pritje të përgjigjes, Damian Gjiknuri

Ora 21:03
Rama thirrje Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë! Shpresoj që Murrizi të ndryshojë qëndrim për 5 qershorin

Kryeministri Edi Rama tha se është i kënaqur nga marrëveshja e arritur me opozitën parlamentare duke i bërë thirrje Bashës që nesër të mblidhet Këshilli Politik dhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës dhe të ulet në tryezë. Rama tha se PD e mori përgjigjen për datën se kur do të votohet 5 qershori dhe tani të vijë të diskutojë ndryshime kushtetuese që diktojnë listat e hapura.

"Jam i kënaqur nga marrëveshja, kemi përcaktuar datat për 5 qershorin më 23 korrik dhe kemi arritur dakordësinë për të votuar më 30 korrik të hapen listat dhe t'i japim mundësinë shqiptarëve  të zgjedhin atë që duan, por dhe të vazhdojmë procesin gjithëpërfshirës së bashku me opozitën jashtëparlamentare ku do ishte mirë të mblidhej Këshilli Politik. Dje hapën një debat politik sot  duhet të diskutojmë konkretisht pasi opozita kërkonte datën e saktë kur do të votohet 5 qershori dhe ajo është 23 korriku dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë dhe ndërveprojmë edhe për mënyrën e reflektimit në ligjin zgjedhor ndryshimet kushtetuese që do sjellë 30 qershori", tha Rama.

Në lidhje me kundërshtinë e Myslim Murrizit për të votuar 5 qershorin, Rama tha se kjo solli një debat të fortë në mbledhje dhe shpreson që ai të ndryshojë mendim deri në fund.

"Kemi bërë goxha debat për këtë pikë, për 5 qershorin duke qëndruar stoik për mosnjohe, por dy krerët e grupe të tjera dhanë sinjale inkurajuese dhe besoj dhe se Murrizi duhet të bashkohet në një konsensus të plotë. Sidoqoftë kam bindjen që do ta kalojmë ligjin dhe do të sigurohen 84 votat. Marrëveshja e nënshkruar sot dhe ajo e 5 qershorit janë dokumente që, nga në letër do të kthehen në materiale ligjore në 23 dhe 30 korrik", tha Rama.

Rama i bëri thirrje Bashës që të mos bëjë gabimet e së shkuarës por të vazhdojnë punën së bashku pasi ka shumë mundësi që të biem dakord.  

" Koha është shumë e ngushtë duhet të shfrytëzojmë çdo minutë. Do t'i qëndrojmë marrëveshjes. Ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor. Do të mbyllet gjithçka brenda sezonit. Nisma e deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonin listat, koalicionet është modifikuar. Jemi afruar në mënyrë të kujdesshme duke i vendosur tavan jo më pak se 2/3. Përfitoj nga rasti duke u nisur edhe nga mbledhja e djeshme i bëj thirrje Bashës që të mos bëjë gabimet e së shkuarës por të vazhdojmë punën së bashku. Kemi shumë mundësi që të biem dakord. Nuk ka kërkuar ç'mund të kërkonte duke parë interesin e ngushtë partiak. PD është realitet demokratik nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston. Jemi në rrugë shumë të mbarë. 'Unë kam frikë që do humbas të nesërmen' është një këngë e vjetër e një gramafoni që rrotullohet. Edhe unë kam pasur momentet e mia të vështira, humbjet e mia, por kjo është politika. Nuk kam asnjë problem me çfarë thonë por faktet flasin ndryshe. Kush i merr shqiptarët për budallenj e ha", tha Rama.

Ora 20:41
Gjoni: Nuk votoj marrëveshjen e 5 qershorit por hapjen e listave

Pas mbledhjes, deputeti Ralf Gjoni tha se nuk voton marrëveshjen e 5 qershorit por hapjen e listave. Ai thekson se votimi është individual dhe jo në grup.

"Votimi është individual. Ka pasur një dakordësi me mazhorancën për hapjen e listave që kërkon ndryshime kushtetuese. Vota për marrëveshjen në parlament do të jetë unanaime, unë votoj hapjen e listave. Kam qenë kundër 5 qershorit. Nuk kam ndryshuar. Nuk votoj marrëveshjen e 5 qershorit por hapjen e listave", tha Gjoni.

Ora 20:39
Murrizi nuk voton 5 qershorin, Stojku dhe Musai: Ne do e votojmë për hir të integrimit! Arritëm suksesin tonë, hapjen e listave

Opozita parlamentare ka qenë e përçarë edhe në marrëveshjen e firmosur me PS, ku Myslim Murrizi shprehet se ai ka firmosur vetëm për pikën 2 dhe 3 të hapjes së listave dhe vijimin e dialogut gjithëpërfshirës për ndryshimet kushtetuese, por jo pikën e parë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Me një shënim në firmën e tij, ai shprehet se është kundër pikës një dhe nuk e voton atë në seancën parlamentare të 23 korrikut.

Shënimi i Myslim Murrizit në marreveshjen e firmosur

Nga ana tjetër Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, duke thënë se më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura duke e cilësuar një sukses plotësimin e kërkesës së tyre.

"Po ecim drejt zhvillimeve madhore dhe të gjithë kemi dhënë atë që duhet dhe lëshim e për hir të integrimit. Atë që donim listat e hapura ne e arritëm suksesin sot", tha nimet Musai.

"Ky proces ishte pjesë e një rrugëtimi të gjatë ku para një viti i propozuam listat e hapura. Sot kemi konsensusin për të votuar 5 qershorin në 23 korrik dhe hapjen e listave në 30 korrik. Murrizi është një tjetër grup parlamentar dhe secili kryetar mban përgjegjësi për grupin e vet. Nuk është çudi që të ketë deputetë që votojnë kundër por besoj se do merren 84 votat për 23 korrik ku do votohet 5 qershori", tha Stojku

Ora 20:32
Marrëveshja mes PS dhe opozitës parlamentare, Hajdari: Demokracia bëri në hap para, e lumtur që mbajta premtimin tim

Pas marrëveshjes së mbrëmjes së sotme për paktin e 5 qershorit, Rudina Hajdari në një prononcim për mediat tha se është shumë e kënaqur me arritjen e saj duke e konsideruar një hap të rëndësishëm demokratik.

"U përfaqësua denjësisht, mori formë dhe u nënshkrua nga 4 deputetët e grupeve parlamentare. Jam shumë e kënaqur. Një hap përpara për demokracinë shqiptare, po e hedhim këtë hap ndryshimi në këtë ditë. Një premtim që e mbajta deri në fund,  tani jam para jush për t'ju thënë që jam premtim-mbajtëse. Nëse jemi sot, jemi falë mbështetjes së qytetarëve, që e bënë këtë ditë të rëndësishme. Hodhëm një hap para një demokracie më të fuqishme. Sot duhet të jemi një hap para drejt një demokracie më funksionale dhe me përfaqësues që i delegon populli", tha Hajdari.

Në lidhje me pyetjen nëse ndërkombëtarët kishin ndërhyrë në këtë marrëveshje të arritur mbrëmjen e sotme, Hajdari nuk ka pranuar të flasë.

Ora 20:09
Firmoset live marrëveshja politike mes PS dhe opozitës parlamentare

Përfundon mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e opozitës  parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.  Palët flasin në një konferencë për mediat ku u bë dhe firmosja live e marrëveshjes politike të arritur për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjes së listave.

Marrëveshja u lexua nga Taulan Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili hodhi dhe i pari firmën në këtë marrëveshja dhe më pas u pasua nga firma e Myslim Murrizit, Edmond Stojkut dhe Nimet Musait.

Ora 19:41
PS dhe opozita parlamentare dakordësohen: Marrëveshja e 5 qershorit do votohet më 23 korrik, hapja e listave më 30 korrik

Opozita parlamentare, pas shumë kundërshtimeve, ka rënë dakord që të firmos marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik. Votimi do të mbahet më 23 korrik , ndërsa opozita parlamentare dhe PS shprehen se kjo vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu të dy palët nuk janë tërhequr nga hapja e listave dhe në marrëveshjen e arritur do të miratohet në Kuvend më 30 korrik 2020.

Kjo marrëveshje pritet të firmoset mes kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe 3 kryetarët e opozitës së parlamentare Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku

Marrëveshja e plotë e arritur mes PS dhe opozitës parlamentare.

MARRËVESHJE POLITIKE PËR  “REFORMËN ZGJEDHORE”

Në Tiranë, në datë 21 Korrik 2020, palët e mëposhtme:

Pakica Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, e përbërë nga:

i)  Grupi Demokrat, përfaqësuar nga Z. Myslim Murrizi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

ii)   Grupi Demokraci dhe Drejtësi, përfaqësuar nga Z. Edmond Stojku në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

iii)  Grupi i Pavarur, përfaqësuar nga Z. Nimet Musai, në cilësinë e Kryetarit të Grupit, dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit, Z. Taulant Balla,

Duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian tw Shqipwrisw:

-Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;

1.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;

2. Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;

3. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare,

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të:

1. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndwrmjet Partisw Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.

2. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të aëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;

3. Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin nw Kodin Zgjedhor tw amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.

Lexuar, pranuar dhe nënshkruar në Tiranë, më 21 Korrik, 2020 në 4 (katër) kopje.

Marrëveshja 
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SS SIMON SUMA: 22/07/2020 10:20

    O dopjo sum ss kë ke ti të besës kriminelin bastard qenin e tërbuar malokun wc sërbin salmut ? Apo ktë lyl kriminel hajdutin ? Kta jan demokrat o simoni trap ? Bajga salmut a ka qen sekretar partie o simon suma apo nuk quhet ? Pra ti je më keq se fara e ferës se hilla është bim e bekuar se shëron shum smundje po ti nuk mund ta dish se je analfabet e kok pa lar e xanme kshu e do ti SHQIPRIN anarshi vjedhje teror e pa punuar mos të pagush korentin uijn e rëmpall o simoni pall. Po haroje qenin salmut se e uren gjith populli Shqiptar si punabjote rrrot karr kabpak o halabak.

    Përgjigju
  • Listat e hapura: 22/07/2020 08:32

    Hapni listat te votojme direkt deputetet se deri tani kemi votuar per kungujt pa fara qe na keni futur ne lista. Hapini listat o u shk.....fte deri nonat. Mjaft dolen deputete ndokrat, mehdihoxhet, duleqiset maje plehut, dashraqija e shume e shume te tjere qe tallin bythen dhe paguhen nga taksat tona

    Përgjigju
  • PD PARTI ANTISHQIPTARE: 22/07/2020 08:12

    O lyl kriminel hajdut çfar do ti fitore në tavolin o bur edepsëz. Po populli do lista të hapura e ti sdo lista të hapura. Pra ti je kundra popullit e si mund ti të marësh bekimin e popullit kur ti popullin nuk e dëgjon e nuk e respekton. Pra o lyl krimjnel hajdut ske shanc në jet që ti të bëhesh kryeministër. Mëso njëher tabelën e shumzimit o lyl krimineli se kryeministër do bohesh me 36 gusht o pusht.

    Përgjigju
  • OERD BYLYKBAJGA: 22/07/2020 08:04

    O BYLYKBAJG KUSH PO TË PYT TY MOR IDJOT I LER. PO TË PËLQEU FUTU NË ZGJEDHJE PO STË PËLQEU RINI JASHT SE ËSHTË FAT I PA PAR PËR DHQIPTARËT QË PARTIA WC PD TË SHPËRBËHET. SE SHQIPTARËT DO KISHIN SHUM FAVORE PA PARTIN E KURVAVE PD PARTI KTIMINELËSH INJORANTËDH E PARTI FUNDËRRRINASH.

    Përgjigju
  • Simo: 22/07/2020 07:50

    Rama besëshkelur, bashkë me shpurën që i shkon prapa. Iu dogj barku për lista të hapura atij që i mbylli listat. Farë hislli komunistët, nuk shkulen kollaj. Mjer ne që na ranë për hise

    Përgjigju
  • Alo: 22/07/2020 05:18

    Kjo eshte fitore e demokracise. Nje marreveshje historike. Mendoj qe Murrizi eshte nje kandidat i denje i Opozites Parlamentare per Kryeminister. Madje te propozohet edhe per Nobel ne politike, nese ka cmimim kuptohet. Gjithashtu, mund te duket parakohe por mendoj qe ka ardhur dita ku pse jo, te vendoset nje nen ne kushtetute qe te kete vetem nje Parti politike ne zgjedhje, Partia e Punes. Ashtu si e kishim. Ska pse mendohen njerzit ke te zgjedhim. Ja kemi Murrizin, Balon, Ramen (njeri pa shkolle, tjetri me gjysme) dhe Ruden po se po. Biem rehat, as KQZ sduhet, nuk vjedh njeri vota, ohoho. Madje tia rekomandojne edhe BE si jane mbrapa shume. Te pakten, ne mos Kryeminister, Murros jepini nje cike Presidentllek.

    Përgjigju
  • Parashikuesi I protestes per rrezimin e diktatorit: 22/07/2020 01:11

    O Bylybash degjoje zerin e popullit. Rama ju anashkalon te gjithve juve dhe ju hidhuni perpjete RUGE ZGJIDHJA ESHTE KJO : FILLONI PROTESTAT RAMA IK OSE RAMA HIQU SYSH OSE RAMA QEROHU NGA SYTE E POPULLIT RAMA DO TE NDERSEJE LLESHIN PER TE HELMUAR PROTESTUESIT. D M TH. POPULLIN ATEHERE POPULLI I RREVULTUAR DO TE HYJE NE KRYEMINISTRI DHE NGA PAKENAQESIJA MUND TE SHKATEROJNE GJITHCKA POR POPULLI E KA ME RAMEN QE TA TERHEQIN ZVARRE RAMA DO TE FSHIHET TEK BYNKERI I SURRELIT POPULLI DO TA GJEJE DHE ATY DHE DO TA NDESHKOJE

    Përgjigju
  • nik: 22/07/2020 00:31

    PD ka provuar disa her te stabilizoj shqiperine. i vetmi qe ja ka dal ka qen sali berisha ne '97 duke perdorur derrin azem hajdari per te shkaterruar shqiperin. Mendoni se luli i vogel me bardhin nga kavaja dhe monen do te stabilizojn vendin?

    Përgjigju
  • populli: 21/07/2020 23:48

    O NA HENGSHI MUTIN O BASHA BASHKE ME SALI E monike kryemadhi......

    Përgjigju
  • kalemi: 21/07/2020 23:46

    MOS u merr me bashen o rama ,,ai i pjerdhur ka qene dhe do jete ne jete te jeteve...

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2020 23:41

    Z.M.Murrizi, ku jeni ne pazar apo ne nje takim qeveritar?!C'eshte kjo veshje kaq e shpenguar,jo vetem tregon mosrespekt ndaj kolegeve,por dhe ndaj vetes.Nuk kishe te pakten nje xhakete te vishje minimalisht,se per kollaren e kemishen po ta falim.?! Tregohuni me serioz dhe kini me respect e paraqitje per postin qe kini,ju lutem !

    Përgjigju
  • lleshi: 21/07/2020 23:38

    PO U HAPEN LISTAT jemi ne rregull,,,,do ishte mire qe dhe numerimi i votave te behej nga mesues apo nepunes te pavarur......//

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 21/07/2020 22:21

    Zhdukeni nga politika kete opozite jashtparlamentare te qelbur

    Përgjigju
  • nari: 21/07/2020 21:45

    Nxirrni jashte loje qelbesirat qe e kane mbajtur peng Shqiperine per 30 vjet. Ata nuk meritojne te kene ne dore fatin e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Johani: 21/07/2020 21:40

    Shqiperia vend i qudirave,nuk e kuptoj pse duhet te kemi zgjedhje, pse na duhet kuvendi,pse na duhet qeveria, e shum institucione tjera kur ne fund duhet te krijohen "keshilla politike" qe propozojne rregulla qe vetem ata dhe dreqi du ti kuptoj, ne fund te fundit mender opozita e bashkuar rreth krimit k zgjedhur ta bojkoton kuvendin pasi nuk i kishte numrat per ti bllokuar ligjet, kurse kur vet ishte shumice vetem me nje deputet dallim bente ligje e rregulla siq ju thoshte sali berisha e lu basha, pra qeshte kjo loje kshtu, behen zgjedhje dhe vendos basha,zgjidhet predsedniku dhe fton bashen ne takime e konsultime dhe e paraqet ne media si kryeminister, nderkohe qe kryeministrin e zgjedhur bga populli as qe e njeh, kurse mazhoranca fton e ledjaton para dite opoziten e shkaterruar pas dite opoziten e shkarravitur, prandaj pse duhet te kemi réforma e ligje per zgjedhjet kur ato nuk kane vleré,mendoj se shqiptaret duhet ti bojkotojne zgjedhjet dhe tmos lene asnje kriminel te prezentohet per tu zgjedhur,turp per politiken shqiptare,kemi pritur me shume nga Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja