TIRANE-Damian Gjiknuri, Ministri i Energjitikës, njeherazi koordinator i PS për fushatën në Vlorë shprehet i pikëlluar mbi lajmin e vrasjes së drejtorit të OSHEE, Roland Saliu. Sipas Gjiknurit, OSHEE humbi nje njeri te devotshem.

"Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike te mikut dhe bashkëpunëtorit të shkëlqyer Roland Saliu. Ngushëllimet më të thella për familjen, bashkëshorten Olën dhe tre fëmijët, të cilët humbën tragjikisht njeriun e tyre më të dashur. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar. Qyteti i Vlorës humbi njeriun që u përpoq çdo ditë të jetës së tij ti shërbente qytetarëve. Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! Lamtumirë i dashur Landi!", tha Gjiknuri.

roland saliu

(d.b/Shqiptarja.com)