Ministri Damian Gjiknuri nga Himara ka deklaruar se investimet në rrjet kanë përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike në vijën bregdetare.
“Jugu ka qenë një nga zonat më problematike për sa i takon furnizimit me energji sidomos gjatë verës kur rritej dhe konsumi i energjisë për shkak të turizmit, ndërprerjet kanë qenë të shpeshta, por dhe cilësia e furnizimit apo niveli i tensionit kanë qenë skandaloze.
U vu në funksionim për herë të parë një stacion i lëvizshëm, i cili u instalua në Himarë, gjithashtu janë bërë edhe investime të reja, siç janë linja 35 kilovolt dhe nënstacioni i ri në Dhërmi.
Po shqyrtojmë edhe ofertat për dy nënstacione të reja për Orikumin dhe Himarën, të cilët do të jenë investime përfundimtare, e do të kompletojnë të gjithë pjesën e jugut, nga Vlora deri në Sarandë”, tha ministri Damian Gjiknuri.
Për të përmirësuar këtë situatë, OSHEE ka nisur një plan investimesh në zonat bregdetare nga veriu në jug, që kap shifrën e 25 milionë dollarëve, prej të cilave rreth 7.7 milionë vetëm për Jugun.
Ndërsa administratori i kompanisë OSHEE, Adrian Cela nënvizoi në fjalën e tij disa prej investimeve të përfunduara në zonën e jugut sikur janë nënstacioni mobile që do të qëndrojë permanent deri në vitin 2017 derisa të hyjë në punë n/stacioni i ri 110-20 me fondet e KFË.
“Këtë javë përfundoi n/stacioni i ri i Palacës, ka hyrë në punë linja e re e investimeve 35/10/20 nga Himara në Dhërmi, që përfshin Jalën dhe Livadhe si dhe linja e re e Qeparoit.
Javën që vjen do të instalohet brenda datës 10 gusht një n/stacion mobile në Borsh”, tha administratori i OSHEE.
OSHEE thotë se me planin e 2017-s është planifikuar një investim prej 100 milionë dollarësh në total, në të gjithë sistemin e shpërndarjes.
Fjala e Gjiknurit dhe Ardian Çelës në Himarë
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Fjala e Gjiknurit dhe Ardian Çelës në Himarëd.b/shqiptarja.com