Gjiknuri siguron: S'ka përmbytje
 në Shkodër, Fierza në kontroll

Gjiknuri siguron: S'ka përmbytje<br /> në Shkodër, Fierza në kontroll
Shkodra nuk do të përmbytet. Kështu ka deklaruar nga nga Fierza, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i cili ka theksuar se situata në kaskadën e Drinit është nën kontroll dhe se nuk ka asnjë rrezik për përmbytje të zonës së Shkodrës, si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit. 

“Nuk besoj të kemi përmbytje apo rreziqe që mund të vinë nga shkarkimet e pakontrolluara. Siç po e shikoni këtu, shkarkimet janë të kontrolluara, agregatët po punojnë me fuqi të plotë. Pra, po punojnë dhe po shitet energjia ditën dhe natën, një energji ose ujë që do të ikte dëm. Nga ana tjetër, po bëhet një shkarkim i kontrolluar që është i mjaftueshëm për të mbajtur balancën e pjesës së rezervuarit që të ngrihet në nivele shumë të vogla që janë të pranueshme. Sot jemi në kuotën 292.80 m dhe çdo gjë po menaxhohet e kontrollohet në ditë pas dite dhe orë pas ore nga KESH-i. Moti ka dhe të papriturat e tij por KESH po e monitoron situatën dhe autoritetet kanë marrë masat e tyre”, deklaroi Giknuri.
 
Ministri shoqërohej nga ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf. Si një vend me përvojë të gjatë në fushën e sistemeve të sigurta të energjisë hidrike, Zvicra ka asistuar Shqipërinë me ekspertizë dhe ndihmë financiare për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës.

“Pas punës për rinovim në hidrocentralin e Fierzës u rrit prodhimi i energjisë elektrike, u ulën ndërprerjet e energjisë dhe u përmirësua efikasiteti me 4 %.  Kjo rritje në prodhim dhe efikasitet i dha mundësinë Keshit të sigurojë rreth 85 mln euro të ardhura në vit”, tha Sinc Christoph Graf, ambasador i Zvicrës në Shqipëri.

Zvicra ka mbështetur thelbësisht Korporatën Energjetike Shqiptare në të shkuarën përmes investimeve në sigurinë e digave që ka rezultuar në rritje të sigurisë për gati 250,000 banorë që jetojnë në rrjedhën e poshtme të kaskadës së Drinit.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Rreziku i një lufte të re në rajon është i vërtetë

Kurti: Rreziku i një lufte të re në rajon është i vërtetë