Qeveria siguron financimin, 14 mln dollarë për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan

Qeveria shqiptare ka siguruar financimin për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë raportimit të punës në këtë 6 mujor përpara grupit parlamentar socialist tha se ekzekutivi ka marrë hua 14 milionë dollarë për përfundimin e autostradës brenda këtij viti.

“Në 4 vjet përfundojmë të gjitha rrugët e nisura. Rrugët sot janë të lëna rrugëve. Rrugët në veri do përfundojnë të gjitha. Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë për pjesën e mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan, janë 14 milionë dollarë për përfundimin e rrugës nga zona e Ibës te tuneli.

Brenda këtij viti edhe ai aks do përfundojë plotësisht dhe ajo rrugë do jetë funksionale dhe do jetë në shërbim të qytetarëve të Korçës, Librazhdit dhe të gjithë asaj zone që lidhen përmes këtij segmenti”. 

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë  

Një tjetër lajm i mirë i Gjiknurit ishte edhe ai për Rrugën e Arbrit, punimet për të cilën sipas tij, nisin pas një muaji. “Është siguruar financimi nga kontraktori dhe brenda një muaji nis hapja e kantierit për Rrugën e Arbrit”. 

Edhe kryeqyteti do përfitojë nga projekti 1 miliard dollarë i qeverisë për rindërtim. Dy segmente të tjera të Unazës nisin nga puna këtë vit. 

“Do përfundojë edhe loti II dhe III i Unazës së Madhe, nga TEG-u e deri në Kinostudio do përfundojë. Do fillojë puna për pjesën nga Shkolla Industriale të Sheshi Shqiponja, do përfundojë edhe ky segment brenda katër viteve. DO shpallet gara për ndërtimin e aksit Kardhiq-Delvinë, kjo do përfundojë që udhëtimi për në Sarandë të shkurtohet me një orë, ku përfshihet edhe një tunel në atë zonë. Brenda këtij viti do fillojë puna për këtë kantier”. 

Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës

Segmente të tjera rrugore të cilat do nisin këtë vit dhe që pritet të përfundojnë brenda katër viteve janë ato Kashar-Thumanë, Milot-Balldre, ndërtimi i urave në Rrugën e Kombit dhe përfundimi i kësaj autostrade që lidh Shqipërinë me Kosovën, Qukës-Qafë Plloçë për të cilën nevojiten edhe 50 milionë euro të tjera financim si dhe dy bypass-et, ai i Fierit dhe Vlorës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulo: 19/04/2018 08:13

    Hajdeeee Damjanoooo. E more thesin? Sonte i ndajme ke veni. Per rrugen moss e rruj fare. Mbyllim ca gropa te vogla me zhavorr dhe kti populli loqe i mbyllim syte.

    Përgjigju
  • Blenard: 19/04/2018 07:43

    Vithni dhe ju vet thni se ne te semes do ju coim ne grup me hajdutet e lsi e pd do ju cojm po si su ngopet njeher po na shkaterruat si popull mor cakenje

    Përgjigju
  • Artan bello: 18/04/2018 21:59

    Shyqyr qe je ti me afrimin se po na beni Luke’s qytetin si te deleguar

    Përgjigju
  • Kalimtari: 18/04/2018 20:27

    Ominister! Shiko fondet per rtugen autostrad Tirone durres se i kandal themelet.Taksen e rruges e keni vjelur rregullisht,paret ku shkojne,per qefe e ku...Aksidentet po shtohen perdit,kush ka pergjegjesi o Gjiknur ty te paste partija dhe Edi Rama,gjith diten dilni ne televizore genjeni sa te mundeni kete popull qe e keni lene rrugeve.

    Përgjigju
  • albert: 18/04/2018 19:35

    Po rruga e lumit te vlores apo e late ashtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale