Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bizneseve që operojnë në zonën e autostradës Vlorë-Levan, ndërsa u shoqërua edhe nga nënkryetari i Bashkisë, Afrim Qendro.
Gjiknuri theksoi se kjo zonë për vet rëndësinë që paraqet për Vlorën, ka njohur transformim të rëndësishëm gjatë dy mandateve të para të qeverisjes socialiste.
“Me zhvillimet dhe projektet e parashikuara, duke qenë dhe shumë pranë Vlorës, kjo zonë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme. Investimet e pritshme, projekti për aeroportin e Vlorës dhe përmirësimi i infrastrukturës lidhëse me aeroportin, zgjerimi i rrugës që shkon në Akërni dhe që lidhet me autostradën, do të ndikojë padiskutim tek bizneset e në veçanti tek ato që operojnë me Italinë, duke i krijuar akses bashkëpunimi bizneseve të Vlorës me vendet fqinje. Porti i ri i Triportit dhe aeroporti do ta transformojë tërësisht këtë zonë, duke e shndëruar në një potencial zhvillimi. Investimet infrastrukturore do të rrisin interesin e investitorëve të huaj për të ardhur e për të investuar në zonë, duke krijuar dhe prespektiva të shumta punësimi për të rinjtë dhe të rejat e zonës. Në këtë mandat të tretë të qeverisë është parashikuar rehabilitimi i rrugës sekondare, aksit të vjetër të autostradës, për ta bërë edhe atë njësoj të aksesueshëm si çdo aks tjetër, me parametra bashkëkohor. Projekti i rehabilitimit është gati, pritet vetëm shpallja e kompanisë fituese për nisjen e rehabilitimit të aksit të vjetër", u shpreh Gjiknuri.
Sipas tij, lehtësirat ndaj bizneseve kanë qenë në fokus të qeverisë.
"Bizneset e vogla janë përjashtuar nga taksat, duke paguar vetëm kontributet shoqërore, ndërsa biznesi i madh nuk është më nën trysninë e tatimorëve pasi administrata vepron konform ligjit”, theksoi Gjiknuri.
Gjiknuri shtoi po ashtu se i duhet një mandat i tretë, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare edhe ngërçit që shpesh ka ekzistuar për lejet e bizneseve që duan të operojnë në këtë zonë, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.
“Interesi i veçantë i Kryeministrit Rama e ka kthyer Vlorën në një pol të rëndësishëm investimesh dhe zhvillimi. Nga pikëpamja infrastrukturore ndryshimet janë shumë të mëdha. Në këtë mandat të tretë projektet e nisura në Vlorë, me interesin e Kryeministrit Rama do të vijojnë më tej. Gjithë projektet e mëdha, nëse mendohet ndryshimi i kahut politik, do të mbeten ne mes. Në Vlorë, Partia Demokratike nuk ka moral të kërkojë votë, sepse e ka treguar me fakte se nuk bën asgjë për Vlorën, siç nuk ka bërë asnjëherë asgjë. Vota për Partinë Socialiste është votë për zhvillimin e Vlorës”, shtoi ai.
Ik ore te q motren se k... ke per te mar ti dhe ata mo... q qe jeni ne ps
Përgjigju