Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u takua sot me Raporterin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic.
Dy bashkëbiseduesit diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin e ngushtë të Partisë Socialiste me SPD gjermane dhe situatën që po përballet Europa si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në një takim Raporterin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic ku diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin e ngushtë të Partisë Socialiste me SPD gjermane dhe situatën që po përballet Europa si pasojë e luftës në Ukrainë. Bashkëndamë mendimin që mos-hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian do ishte shans i humbur historik për Rajonin dhe sigurinë Europiane”, shkruan Gjiknuri.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste falenderoi z. Ahmetovic për mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelarit Scholz ndaj Shqipërisë për procesin e integrimit dhe theksoi se e ardhmja e Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian.