Gjiknuri takon Martin Schulz: Mbështetës solid i Shqipërisë! Folëm për bashkëpunimin dypalësh dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale

Gjiknuri takon Martin Schulz: Mbështetës solid i Shqipërisë! Folëm për bashkëpunimin dypalësh dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale

Damian Gjiknuri dhe Martin Schulz

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka takuar në Berlin ish-Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, aktualisht drejtues i "Friedrich Ebert Stiftung". Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se në fokus të takimit ishin çështjet e integrimit dhe rrugëtimi I Shqipërisë drejt BE-së.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj Martin Schulz, një mik i imi dhe mbështetës solid i Shqipërisë, aktualisht President i "Friedrich Ebert Stiftung". E falenderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen që fondacioni i ka dhënë Partisë Socialiste. Diskutuam për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian, rrugën e Shqipërisë dhe sfidat me të cilat ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian”, tha Gjiknuri.

Më herët, numri dy i socialistëve zhvilloi një takim pune në Berlin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik, Niels Annen. 

“Folëm për bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e Gjermanisë, zhvillimet e brendshme dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale. Na siguroi se Gjermania mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të japë kontribut themelor në procesin e integrimit rajonal duke mbështetur nëpërmjet mekanizmave të BE dhe ato bilateriale investimet që synojnë ndërlidhjen rajonale”, shkruan Gjiknuri. 

Në vijim të vizitës së tij në Gjermani, delegacioni i Partisë Socialiste i kryesuar nga Damian Gjiknuri u prit në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Evropiane Achim Post, njëkohësisht deputet i Bundestagut si përfaqësues i socialdemokratëve. Përmes një postimi në Facebook, Gjiknuri nënvizon se në fokus të këtij takimi ishte axhenda e Kongresit të PSE-së që pritet të mbahet në Berlin në tetor dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. 

“Me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Evropiane Achim Post, njëkohësisht deputet i Bundestagut si përfaqësues i socialdemokratëve. Diskutuam mbi axhendën e Kongresit të PSE-së që pritet të mbahet në Berlin gjatë muajit të ardhshëm. Me rëndësi që ky forum i lartë politik që mbledh aktorë të rëndësishëm nga e gjithë Evropa të përforcojë mesazhin për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor. Kënaqësi të bashkëpunosh me këtë mik të mirë të Shqipërisë”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën