Në Komisionin e Ligjeve ka pasur një përplasje mes socialistëve, ku po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësorë.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri kanë debatuar teksa ky prpojektligj do të votohej.

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, bashkë me dy deputetët e PD, votoi kundër për nenin 1 të këtij projektligji (për ndryshimet) për tokat bujqësore dhe më pas kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse.

Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?

Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri largohen.

Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.

Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.

Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.

Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të iki fare?

Ulsi Manja: Po ik mo.

Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.

Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.

Gjiknuri largohet.