Gjiknuri takon përfaqësuesin e socialdemokratëve dhe kompanive gjermane: Shqipëria një destinacion turistik dhe vend me potencial të lartë zhvillimi 

Gjiknuri takon përfaqësuesin e socialdemokratëve dhe kompanive gjermane: Shqipëria një destinacion turistik dhe vend me potencial të lartë zhvillimi 

Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiate, Damian Gjiknuri priti një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman. 

Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volksëagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.

Në një status në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se kjo marrëdhënie e ngushtë synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pata kënaqësinë të mikprisja një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman.  Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volksëagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”. Marrëdhënia e ngushtë midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate gjermane përveçse në rrafshin politik synon të promovojë Shqipërinë si një destinacion turistik dhe vend me potencial të lartë zhvillimi ekonomik”, thekson Gjiknuri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë